Sport 12 Qershor 2024, 08:55 Nga VNA

Pjesmarrësit, favoritët/ Gjithçka që duhet të dini për Euro 2024

Ndaje në Whatsapp

Cilët janë favoritët kryesorë në këtë Kampionat Evropian?

Anglia, nënkampionia aktuale e Evropës, ka vlerësimin më të mirë në bastoret për këtë Kampionat Evropian në futboll. Më pas vijnë Francadhe Gjermania, e cila është nikoqire e KE. Italia, si kampione në fuqi, është vetëm në vendin e gjashtë, për sa i përket koeficienteve të basteve. E nëse i besojmë bastoreve në Gjermani, ndër ekipet që më së paku kanë shanse të fitojnë janë Shqipëria, Sllovakia dhe Gjeorgjia, që marrin pjesë për herë të parë në spektaklin e kombëtareve më të mira europiane. Kroacia është e nënta në listën e të preferuarave, ndërsa Serbia shihet në bastore në pozitën numër 14.

Anglia

AngliaFotografi: Action Foto Sport/NurPhoto/picture alliance

Ndërsa nëse shohim renditjen aktuale të FIFA-s të kombëtareve më të mira në botë, titullin do të duhej ta fitonte Franca, e cila është në pozicionin e dytë në këtë renditje, menjëherë pas kampionëve të botës nga Argjentina. Belgjika është në vendin e tretë në listën e FIFA-s, Anglia në pozicionin 4-t, ndërsa  Portugalia renditet e 6-a. Gjermania është në vendin e 16-të në mesin e kombëtareve më të mira në botë, pra skuadra e nëntë më e mirë nga Evropa. Në renditjen botërore të të gjitha vendeve pjesëmarrëse në EURO 2024, debutuesit nga Gjeorgjia kanë pozitën më të keqe - në pozicionin e 75-të.

Si luhet turneu?

Franca

FrancaFotografi: Stéphane Guiochon/MAXPPP/dpa/picture alliance

Është i njëjti modalitet si në Kampionatin e fundit Evropian, i cili u mbajt në vitin 2021, në njëmbëdhjetë shtete. Në atë kohë në turne morën pjesë 24 ekipe kombëtare. Së pari luhet faza e garave në grupe, në gjashtë grupe ku janë nga katër skuadra. Skuadrat e para dhe të dyta, si dhe katër skuadrat më të mira të vendit të tretë, do të kualifikohen në fazën e 16-të më të mirave. Nga ky moment fillon edhe "sistemi i nokautit" - për të kaluar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale. Sistemi është shumë i thjeshtë: Fituesi vazhdon garat, humbësi shkon në shtëpi. Nëse pas 90 minutave të rregullta rezultati në këtë fazë të garës është i barabartë, do të luhet koha shtesë (2x15 minuta). E nëse nuk ka fitues as pas kohës shtesë, vendimi merret nga pika e bardhë - pra fituesi përcaktohet me penallti. Kampionati hapet me 14 qershor, ndërsa finalja është planifikuar për datën 14 korrik në Berlin, në stadiumin Olimpik.

Ku mbahen ndeshjet?

Shqipëria

ShqipëriaFotografi: Nderim Kaceli/IPA Sport/ipa-ag/picture alliance

Ndeshjet (51 gjatë gjithë turneut) luhen në dhjetë stadiume në Gjermani. Më së shumti ndeshje do të zhvillohen në fushën e Stadiumit Olimpik (kapaciteti 71.000 ulëse) në Berlin, në Arenën e Mynihut (66.000) dhe në stadiumin e Dortmundit (mbi 80.000 ulëse) - aty luhen nga gjashtë ndeshje në EURO 2024. Në Berlin do të zhvillohen finalja, një çerekfinale dhe katër ndeshje të tjera. EURO 2024 do të hapet më 14 qershor në Mynih, ku do të përballen Gjermania dhe kombëtarja skoceze.

Pesë ndeshje luhen në stadiumet në Shtutgart (51.000), Hamburg (49.000), Düsseldorf (47.000), Frankfurt (47.000) dhe Këln (43.000), ndërsa katër në Leipzig (40.000) dhe Gelsenkirchen (50.000).

Ku mund të shikohen ndeshjet (jashtë stadiumit)?

Gjermania

GjermaniaFotografi: CHRISTOPHER NEUNDORF/EPA

Nën moton "EURO 2024 Festival” do të organizohen të ashtuquajturat fan-zona në të gjitha qytetet ku luhen ndeshjet, pra vendet ku ndeshjet e luajtura në EURO 2024 do të shfaqen në ekranet e mëdha nëpër qytet. Të gjitha shikimet publike janë falas, por kapaciteti është i kufizuar. Ashtu si gjatë Kupës së Botës në vitin 2006, dhjetëra mijëra tifozë futbolli priten në vende të tilla si Porta e Brandenburgut në Berlin, Parku Olimpik në Mynih ose në Frankfurt dhe qytete të tjera.

Cila është situata e sigurisë?

"Siguria e KE në futboll është një prej çështjeve më të rëndësishme në Gjermani," thotë ministrja e Brendshme Nancy Faeser. "Në të gjitha qytetet ku luhen ndeshjet, pra kudo ku do të ketë shumë njerëz, policia do të rrisë ndjeshëm praninë e saj”. Gjatë turneut është planifikuar të vendosen kontrolle të përkohshme kufitare. Autoritetet e sigurisë së Republikës Federale të Gjermanisë para së gjithash duan të parandalojnë hyrjen e terroristëve dhe huliganëve në vend. Gjatë turneut në Gjermani, qeveria britanike do të ndalojë ardhjen këtu të një numri të madh tifozësh (rreth 1.600 prej tyre) që janë të gatshëm për dhunë.

EURO 2024

EURO 2024Fotografi: Robin Rudel/picture alliance

Policia federale, e cila është përgjegjëse për zbatimin e kontrolleve kufitare, ka njoftuar tashmë se gjatë EURO 2024, punonjësit e policisë nuk do të mund të bëjnë pushime vjetore, rreth 22 mijë oficerë do të jenë çdo ditë në terren në të gjithë vendin. Ata do të mbështeten edhe nga disa qindra kolegë nga jashtë. Bashkëpunimi me aparatin francez të sigurisë është veçanërisht i ngushtë - për faktin se pas KE në futboll, në Paris mbahen dy ngjarje të mëdha sportive: fillimisht Lojërat Olimpike (26.7.-11.8.) dhe më pas Lojërat Paralimpike (28.8. - 8.9).

Situata e sigurisë, pra kërcënimet e mundshme për sigurinë publike, do të analizohet çdo ditë, njoftoi Ministria Federale e Policisë. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha masat e planifikuara të sigurisë, askush nuk mund të përjashtojë plotësisht mundësinë e sulmeve terroriste apo disa veprimeve të tjera të dhunshme. E kjo u pa edhe në vjeshtën e vitit 2023 - kur një terrorist islamik vrau dy tifozë suedezë të futbollit në Bruksel. Atë mbrëmje në kryeqytetin e Belgjikës u luajt një ndeshje kualifikuese mes Belgjikës dhe Suedisë për t'u vendosur në EURO 2024. Prandaj edhe kërkohet kujdes i shtuar gjatë këtyre manifestimeve.

Marre nga DW

 

Video

Viti 1991. Në Tiranë varfëria ishte ulur këmbëkryq ndërsa fëmijët duket se ishin të vetmit që argëtoheshin. Pamje nga Arkivi Qëndror i Filmit

Zjarr në pyjet mbi fshatin Miras, Devoll Një vatër zjarri është aktivizuar sot në një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Miras, në bashkinë Devoll. Sipas informacioneve, në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse, 10 efektivë zjarrfikës si dhe rreth 20 punonjës nga Drejtoria e Shërbimeve dhe sektori i pyjeve. Banorë të zonës i janë bashkuar gjithashtu përpjekjeve për fikjen e zjarrit, i cili deri tani ka përfshirë rreth 5 hektarë me pisha të zeza dhe dushqe të llojit qar. Terreni i thyer dhe bimësia e dendur po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa flakët po përhapen për shkak të erës së fortë. Fshati më i afërt me zonën e prekur është Sinica, i cili sipas autoriteteve nuk paraqet rrezik të menjëhershëm, por do të mbahet nën monitorim në rast se zjarri merr përmasa më të mëdha.

?Dhjetëra anije dhe mijëra aktivistë po përgatiten të nisen drejt Gazës midis 31 gushtit dhe 4 shtatorit, pjesë e iniciativës së shoqërisë civile Global Sumud Flotilla. ?Qëllimi i tyre është të dërgojnë ndihma humanitare dhe të ushtrojnë presion mbi komunitetin ndërkombëtar për të ndërhyrë ndaj situatës së rëndë në zonë. ✍️Datat dhe portet e nisjes janë të ndryshme: më 31 gusht flota e parë do të niset nga Spanja dhe nga Genova, ndërsa më 4 shtator pjesa tjetër do të niset nga Sicilia, Tunizia dhe Greqia. Të gjitha anijet do të nisen drejt Gazës, duke mbledhur përfaqësues nga shumë vende të botës. https://www.vna.al/bota/flota-global-sumud-drejt-gazes-aktiviste-nga-italia-spanja-tunizia-dhe-greq-i13740

Të shtëna me armë në një shkollë katolike në SHBA, dyshohet se ka disa viktima Të paktën 10 persona janë qëlluar dhe dyshohet se disa prej tyre kanë humbur jetën, pas disa të shtënash me armë zjarri në një shkollë katolike në Minneapolis, Minesota të SHBA-së. Raportet e mediave lokale thonë se dy persona janë vrarë dhe katër janë plagosur rëndë, ndërsa dyshohet se një bombë, mund të jetë vendosur brenda ndërtesës. Incidenti i përgjakshëm ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit të së mërkurës kur policia u thirr për raportime për të shtëna në kishë. Dëshmitarët përshkruan një burrë të veshur me të zeza dhe që mbante një pushkë gjahu. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha në një postim se incidenti ndodhi në shkollë, ndërsa mbërriti menjëherë në vendngjarje.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme