Sport 23 May 2024, 15:26 Nga VNA

Foto/ Zbulon fanellat e reja të kombëtares shqiptare në Euro 2024

Ndaje në Whatsapp

Pak javë para startit të Euro 2024, FSHF ka zbuluar fanellat e reja që futbollistët do të mbajnë veshur. Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me kompaninë “Macron Football” kanë krijuar uniformat e reja që do të përdorin lojtarët gjatë nxehmjes.

“Ngjyrat tona, simbolet tona!

Futbollistët kuqezi do të zbresin në stadiumet e “Euro 2024” me fanellat e reja të nxehjes nga ‘Macron Football”, që përcjellin në çdo kuptim ndjenjën e përkatësisë së popullit shqiptar”, thuhet në postimin e FSHF-së. Ndërkohë të gjithë tifozët do të kenë mundësinë të blejnë këto fanella online.

Ndërkohë Sylvinnho ende nuk ka bërë publike listën e të grumbulluarve, teksa të gjithë tifozët presin me padurim për të mësuar se kush do të jenë të përzgjedhurit e brazilianit për finalet e kampionatit europian.

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme