Sport 21 May 2024, 17:02 Nga VNA

Sylvinho bëhet lushnjar, bashkë me 3 ndihmësit e tij marrin nënshtetësinë shqiptare

Ndaje në Whatsapp
Sylvinho bëhet lushnjar, bashkë me 3 ndihmësit e tij marrin

Trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho dhe tre bashkëpunëtorët e tij nga dita e sotme janë bërë qytetarë të Lushnjes dhe Shqipërisë.

Në një ceremoni të organizuar në shtëpinë muze të Kongresit të Lushnjës ku morën pjesë dhe ministri i brendshëm Taulant Balla dhe kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa, trajneri i Shqipërisë mori edhe shtetësinë.

Pasi lexoi formulën e betimit, Sylvinho dhe tre bashkëpunëtorët e tij, mes tyre edhe ish-futbollisti argjentinas Pablo Zabaleta, firmosën aktin zyrtar të të qenit qytetar të Lushnjes.

Ministri i Brendshëm i uroi trajnerit të kombëtares shqiptare dhe tre të tjerëve marrjen e nënshtetësisë shqiptare dhe zgjedhjen e Lushnjes si qyteti në të cilin janë qytetarët më të rinj.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme