Bota 17 December 2024, 09:18 Nga VNA

Trupat e Koresë së Veriut luftojnë me rusët kundër Ukrainës

Ndaje në Whatsapp
Trupat e Koresë së Veriut luftojnë me rusët kundër

Sipas një vlerësimi të fundit të Pentagonit, trupat e Koresë së Veriut po luftojnë dhe po vdesin përkrah forcave ruse si pjesë e luftës së Moskës kundër Ukrainës.

"Ushtarët e Koresë së Veriut janë angazhuar në luftime në Kursk, së bashku me forcat ruse", u tha të hënën gazetarëve, zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder. “Ne kemi të dhëna se ndër radhët e tyre ka patur të vrarë dhe të plagosur”, tha zëdhënësi Ryder, duke shtuar se pjesëmarrja e trupave koreano-veriore në luftë tani për tani është “e kufizuar në Kursk”, një rajon në Rusi. Pentagoni nuk dha më shumë hollësi mbi viktimat ndër radhët e trupave të Koresë së Veriut.

Zëri i Amerikës kontaktoi ambasadën Ruse në Uashington, e cila deri në publikimin e këtij artikulli nuk i ishte përgjigjur një kërkese për koment. Një zëdhënës i Kremlinit ia përcolli pyetjet në lidhje me vlerësimin e Pentagonit, ministrisë ruse të Mbrojtjes, e cila gjithashtu nuk ka bërë ende një deklaratë.

Zyrtarët amerikanë të ushtrisë dhe të zbulimit kanë thënë më parë se Pheniani ka dërguar rreth 12,000 ushtarë në Rusi për t'u stërvitur me forcat ruse në pritje për t’iu bashkuar luftës së Moskës kundër Ukrainës. Por Shtetet e Bashkuara thanë se vetëm javën e shkuar, trupat koreano-veriore u bënë jenë pjesë e operacioneve ruse të luftimit.

Konfirmimi amerikan se trupat e Koresë së Veriut po luftojnë krah atyre të Rusisë kundër Ukrainës erdhi disa orë pasi agjencia e spiunazhit të Ukrainës tha se të paktën 30 ushtarë koreano-veriorë ishin vrarë ose plagosur në luftimet në disa fshatra në rajonin e Kurskut.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi të shtunën Rusinë se po përdorte "një numër të konsiderueshëm ushtarësh koreano-veriorë në sulmet e saj", duke i cilësuar humbjet e Koresë së Veriut si "të dukshme".

Të hënën, ai pretendoi se Moska është përpjekur të fshehë humbjet ndër radhët e trupave Koresë së Veriut.

“Të dhënat paraprake sugjerojnë se rusët po përpiqen të fshehin humbjet e koreano-veriorëve”, tha zoti Zelenskyy, duke shtuar, “nuk ka asnjë arsye të vetme që koreano-veriorët të vdesin në këtë luftë”.

Pentagoni tha të hënën se Ukraina gëzon mbështetjen e tij të plotë në shënjestrimin e trupave të Koresë së Veriut.

"Siç kemi thënë gjatë gjithë kohës, forcat [e Koresë së Veriut] janë objektiva ushtarake legjitime për ukrainasit, duke pasur parasysh se janë të përfshirë në operacione luftarake aktive", tha zëdhënësi Ryder.

Më herët të hënën, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kryesorë lëshuan një deklaratë përmes së cilës dënonin përfshirjen në rritje të Phenianit në luftë, si një "zgjerim të rrezikshëm" të konfliktit.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, gjithashtu, paralajmëruan Moskën dhe Phenianin për dërgimin e trupave të Koresë së Veriut në Ukrainë.

“Nëse ata do të kalonin kufirin dhe do të hynin në Ukrainë, ky do të ishte një tjetër përshkallëzim”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës.

Ndërkohë, Norvegjia njoftoi të hënën një ndihmë të re ushtarake në vlerën prej 242 milionë dollarësh për Ukrainën./VOA

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme