
Një numër i madh dronësh misteriozë janë parë duke fluturuar mbi disa zona të Nju Xhersit dhe Bregut Lindor në javët e fundit, duke nxitur spekulime dhe shqetësime mbi atë se kush po i dërgon dhe pse. Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy, i shkroi presidentit amerikan, Joe Biden, duke kërkuar përgjigje. Senatori i ri i Nju Xhersit, Andy Kim, e kaloi natën e enjte duke kërkuar dronë në veri të Nju Xhersit dhe postoi në X rreth asaj që pa. Murphy dhe zyrtarët e forcave të rendit kanë theksuar se dronët nuk duket se përbëjnë kërcënim për sigurinë publike, por shumë ligjvënës megjithatë kërkuan rregulla më të rrepta për monitorimin e dronëve. Byroja Federale e Hetimeve në SHBA, FBI, është ndër disa agjencitë që po hetojnë këtë rast dhe ka kërkuar nga banorët të ndajnë video, foto dhe informacione të tjera që mund të kenë rreth dronëve. Çfarë po ndodh me dronët në Nju Xhersi? Që nga nëntori, dhjetëra dëshmitarë kanë raportuar se kanë parë dronë. Në fillim, ata u panë duke fluturuar përgjatë lumit Raritan, që ushqen rezervuarin Round Valley, rreth 80 kilometra në perëndim të Nju Jorkut. Por, shpejt u raportua për dronë të tillë në të gjithë shtetin, përfshirë afër Picatinny Arsenal, një qendër kërkimore dhe prodhimi ushtarake, dhe mbi fushën e golfit të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, në Bedminster. Pajisjet fluturuese, gjithashtu, janë parë së fundmi në zona bregdetare. Republikani Chris Smith tha se një oficer komandues i Rojës Bregdetare i kishte thënë atij se dymbëdhjetë dronë ndoqën nga afër një varkë shpëtimi të saj gjatë fundjavës. deklaratë. Guvernatorja i bëri thirrje Kongresit të forcojë mbikëqyrjen e FAA-së mbi dronët dhe të japë më shumë autoritet hetues për forcat shtetërore dhe lokale të rendit. “Zgjerimi i këtyre pushteteve për shtetin e Nju Jorkut dhe kolegët tanë është thelbësor”, tha ajo. “Derisa këto pushtete t'u jepen zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë, administrata Biden duhet të ndërhyjë duke drejtuar agjentë shtesë të ligjit federal në Nju Jork dhe rajonin përreth për të siguruar sigurinë e infrastrukturës sonë kritike dhe të popullit tonë”. tij të mediave sociale. Senatori Richard Blumenthal tha të enjten se dronët duhet të “shuhen, nëse është e nevojshme”. “Duhet të bëjmë disa analiza urgjente të inteligjencës dhe t'i heqim nga qielli, sidomos nëse fluturojnë mbi aeroporte ose baza ushtarake”, tha Blumenthal. Ekspertët, megjithatë, paralajmërojnë që të mos qëllohet asgjë në qiell. Trisha Bushey, 48-vjeçare, nga Nju Xhersi, jeton në një vend ku ka pasur shumë shikime dhe tha se nuk beson në pohimin se dronët nuk janë një rrezik për sigurinë publike. “Si mund të thuash se nuk paraqesin kërcënim nëse nuk e di se çfarë janë?”, tha ajo. “Mendoj se kjo është arsyeja pse ka kaq shumë njerëz që janë të shqetësuar”. A lejohen dronët në Nju Xhersi? Fluturimi i dronëve për përdorim rekreativ dhe komercial është i ligjshëm në shtet, por u nënshtrohet rregullave lokale dhe të Administratës Federale të Aviacionit dhe kufizimeve të fluturimit. Në Nju Jork, kërkohet një leje për të ngritur ose ulur një aeroplan pa pilot. Operacionet duhet të jenë të certifikuara nga FAA-ja. A janë parë dronë diku tjetër? Për dronë është raportuar edhe në Virxhinia dhe vende të tjera. Dy persona thanë se panë një dron të enjten në mbrëmje pranë plazhit në Virxhinia, që ishte ndryshe nga çdo dron tjetër që kishin parë. Objekti ishte mbi oqean dhe ata panë se si lëvizte ngadalë mbi një instalacion të Rojës Kombëtare, tha John Knight për The Virginian-Pilot. “Padyshim ishte ndryshe”, tha Knight, i cili incizoi video të asaj që mendon se ishte një dron i madhësisë sa një kamion i vogël. “Fluturoi si një helikopter, por nuk bëri asnjë zhurmë”, shtoi ai. Roja Kombëtare e Virxhinias nuk kishte asnjë aeroplan në funksion në atë zonë të enjten në mbrëmje, sipas zëdhënësit A.A. Puryear. Në Masaçusets, 10 deri në 15 dronë janë raportuar duke qëndruar mbi një shtëpi të enjten në mbrëmje në Cape Cod.
REL