Lifestyle 6 December 2024, 08:53 Nga VNA

Super ushqimet kundër kancerit dhe diabetit

Ndaje në Whatsapp
Super ushqimet kundër kancerit dhe diabetit

Ushqimet të cilat i përkasin kategorisë së super ushqimeve janë ato të cilat i tejkalojnë mundësitë e ushqimeve tjera.

Tre super ushqime të cilat kanë treguar për aftësitë e tyre shëruese dhe të nutricionit janë: xhenxhefili, shafrani dhe karotat

Një prej vetive të përbashkëta dhe të rëndësishme të këtyre ushqimeve është se janë të mbushura me antioksidantë që i luftojnë sëmundjet.

Njerëzit të cilët hanë xhenxhefil, shafran dhe karota jo vetëm se e zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe diabetit por edhe i eliminojnë krejtësisht viruset dhe inflamacionet.

Vetitë e tyre fitimprurëse fuqizohen edhe më shumë kur këto tri produkte kombinohet – shembull, kur i konsumoni si çaj.

Efektet e xhenxhefilit, karotave dhe shafranit

Shafrani i sjell rreth 150 përfitime të ndryshme terapeutike, duke përfshirë forcimin e sistemit të imunitetit, mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe lehtësimin e efektit të sëmundjeve autoimune.

Nëse e përdorni shafranin çdo ditë, ju mund t’i reduktoni ose t’i eliminoni krejtësisht simptomat e këtyre sëmundjeve: sëmundjeve kardiovaskulare, dhimbjes së nyejve, sëmundjes së Alzheimerit dhe epilepsisë.

Xhenxhefili është tejet aromatik, ndërkaq një revistë mjekësore kishte deklaruar se ekstrakti i këtij produkti mund të jetë agjent më efektiv sesa ilaçet e kimioterapisë, pasi që i vret qelizat kanceroze.

Ndër tjerash xhenxhefili mund ta shërojë marramendjen, inflamacionin, e përmirëson memorien dhe e parandalon diabetin.

Karotat janë perime shumë e zakonshme dhe rekomandohen për gjithsecilin. Ato janë antioksidant të shkëlqyeshëm dhe një studim ka deklaruar se aq më shumë karota që hani, aq më gjatë jetoni.

Si ta përgatitni një recetë super të fuqishme me këto produkte?

Ziejeni karotën në pak ujë. Pastaj shtojeni pak vaj kokosi, pak kripë dhe gjysmë luge çaji shafran. Në fund, shtojeni edhe pak xhenxhefil.

Kështu e krijoni një pure karote e cila është e mahnitshme dhe mund ta konsumoni kurdo.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme