Lifestyle 3 Dhjetor 2024, 09:23 Nga VNA

Efektet anësore të punës në zyrë

Ndaje në Whatsapp
Efektet anësore të punës në zyrë

Puna fizike është e lodhshme, por qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë është akoma më e rrezikshme për shëndetin. Këto janë fjalët e ekspertëve amerikanë dhe anglezë, të cilët përmes dy studimeve të ndryshme kanë nxjerrë një listë të problemeve që mund të shfaqen në qoftë se kalohen shumë orë duke punuar në zyrë.

Dhimbjet që shfaqen janë nga ato më të zakonshmet: dhimbje mesi, sysh, këmbësh, tek ato më seriozet dhe të rrezikshme për jetën si infarkti i miokardit. Sipas një studimi të Departamentit të Shkencave të Shëndetit dhe Shkencave Kardiovaskulare të universitetit “Leicester” në Britaninë e Madhe, femrat janë 88% më të rrezikuara nga infarkti në qoftë se punojnë gjithë ditën para kompjuterit, madje kanë të gjitha gjasat që të zhvillojnë diabetin e tipit 2.

Ekspertët thonë se pjesërisht është edhe faji i ushqimit, sepse kur punohet për një kohë të gjatë para kompjuterit çdo njeri është i detyruar të konsumojë ushqime të thata, që janë të pasura me sheqer dhe shumë kalori: “junck food”, sanduiçë, pata-tina etj.

Më e keqja është se gjithçka konsumohet pa u ngritur fare nga karrigia. Kështu duke qëndruar ulur për një kohë të gjatë para ekranit të kompjuterit zvogëlohet edhe mundësia për të bërë aktivitet fizik. Në këtë rast gjithçka përkthehet në një grumbullim i vazhdueshëm kalorish dhe rritje e sasisë së sheqerit në gjak, gjë që mund të ketë pasoja të rënda.

Studimit tregoi se sidomos femrat që kalojnë shumë orë ulur në punë, zhvillojnë nivele shumë të larta të insulinës në gjak. Kësaj i shtohen rreziqet që mund të shfaqen në sistemin vaskular, apo formimi i variceve që ndodh për shkak të qarkullimit të pakët të gjakut nga shputat në të gjithë këmbët.

Po ta vini re një në dy gra vuan nga varicet pikërisht për këtë arsye. Por kjo nuk është asgjë nëse marrim në konsideratë dëmtimin e syve. Duke u fokusuar vazhdimisht para kompjuterit “harrohet” lëvizja e herëpashershme e qepallave, veprim që shërben për të mbajtur të lubrifikuar sytë. Shpesh ai që e rëndon edhe më tepër situatën është ajri i kondicionuar (në verë) ose ngrohja e tepërt (në dimër), sepse e than shumë ajrin.

Specialistët këshillojnë ajrosjen e herëpashershme të mjediseve të punës, duke hapur dritaret në mënyrë që të qarkullojë i gjithë ajri, si dhe ngritjen çdo gjysmë ore nga vendi i punës për një pushim të shkurtër. Ky pushim ndihmon trupin dhe sytë që të çlodhen.

Duke parë larg kompjuterit as shikimi nuk sforcohet dhe si pasojë sytë lodhen më pak. Duhet parë sa më larg në mënyrë që pamja të qartësohet. Gjithashtu nëse është e mundur duhet bërë një shëtitje e vogël, sepse ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe çlodhjen e shpinës, meqenëse të gjithë personat që punojnë para kompjuterit qëndrojnë të kërrusur dhe jo drejt.

Mes dëmeve që lidhen me punën e zyrës është edhe rritja e nivelit të stresit, faktor që mund të konsiderohet burim infarkti për 88% të femrave, të cilat punojnë në një mjedis të vogël prej disa metra katrorësh.

Në fakt, lista e efekteve negative të punës në zyrë ende nuk ka mbaruar. Sipas Instituti Kombëtar Amerikan të Sëmundjeve Neurologjike puna para kompjuterit është një prej shkaqeve kryesore të sindromës së “tunelit karpal”, ose më saktë shtypjes së nervit median të kyçit të dorës.

Edhe nga kjo anomali janë më të rrezikuara femrat sesa meshkujt. Mesa duket faji është i një predispozite gjenetike që shkaktohet nga hormonet femërore dhe efekti i tyre mbi kocka. Për të shmangur rreziqet, duhet rregulluar qëndrimi para kompjuterit, me duart gjysmë të shtrira para tastierës dhe shpinën drejt.

Video

Kur i vë vulën rivales së Sali Berishës.

Në GJKKO vijon procesi për dosjen “Partizani”, ku i pandehur kryesor është ish-kryeministri Sali Berisha. Në seancën e sotme pritet të dëshmojë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili është edhe kallëzues në këtë çështje. Në hyrje të gjykatës, Balla deklaroi se “sot është një ditë e madhe për drejtësinë”. Berisha akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa në këtë dosje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë.

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme