Lifestyle 2 December 2024, 15:32 Nga VNA

Rrëfimi tronditës i Elton John: Kam humbur shikimin!

Ndaje në Whatsapp
Rrëfimi tronditës i Elton John: Kam humbur shikimin!

  • ‌Verën e kaluar kaloi një infeksion të rëndë në sy

Elton John ka pranuar se ka humbur shikimin, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. Deklarata është bërë mbrëmjen e 1 dhjetorit në skenën e "Dominion Theatre" në Londër, gjatë një shfaqjeje gala të muzikalit të ri "Djalli vishet me Prada", për të cilin artisti ka shkruar muzikën. "Siç mund të dinë disa prej jush, kam pasur probleme dhe tani kam humbur shikimin," tha legjenda 77-vjeçare e muzikës. "Nuk munda të ndiqja shfaqjen, por u kënaqa," shtoi ai duke falënderuar bashkëshortin e tij, David Furnish, të cilin e cilësoi si mbështetësit kryesor. Në shtatorin e kaluar, autori i "Rocket Man" kishte pranuar se kishte mbetur me një "shikim të kufizuar" në njërin sy për shkak të një infeksioni të "rëndë", duke siguruar gjithashtu se ishte në rrugën e shërimit. "Gjatë verës pata një infeksion të rëndë në sy që fatkeqësisht më la me një shikim të kufizuar në njërin sy," kishte shkruar ai në Instagram: "Jam duke u shëruar, por është një proces jashtëzakonisht i ngadaltë dhe do të duhet kohë që shikimi të kthehet në syrin e prekur". Por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, duke çuar në humbjen e shikimit. Vitin e kaluar, Sir Elton dha shfaqjen e tij të fundit të turneut të lamtumirës në Mbretërinë e Bashkuar përpara rreth 120 mijë njerëzve në Glastonbury.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme