Kronika 15 Maj 2025, 11:03 Nga VNA

SPAK finalizon hetimet/ Nga Suel Çela, Talo Çela, Florenc Çapja tek Ervis Martinaj dërgohen për gjykim si grup i strukturuar kriminal

Ndaje në Whatsapp
SPAK finalizon hetimet/ Nga Suel Çela, Talo Çela, Florenc

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr. 75/7 të vitit 2022 dhe ka paraqitur kërkesën për gjykim ndaj 11 të pandehurve, të dyshuar si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal.

Në listën e të pandehurve përfshihen emra të njohur si:

  • Suel Çela (i njohur edhe si Marjus Lulaj)
  • Talo Çela
  • Eljo Bitri
  • Festim Qoli
  • Agron (Kamber) Mehja
  • Abedin Mama
  • Aleks Çela
  • Florenc Çapja
  • Ervis Martinaj
  • Alket Xhixha
  • Elvin Merlika

Sipas SPAK, të pandehurit kanë vepruar në bashkëpunim të ngushtë dhe në formë të organizuar, si pjesë e një Grupi të Strukturuar Kriminal, të përfshirë në aktivitete të paligjshme.

 

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet lidhur me procedimin penal nr.75/7 të vitit 2022 dhe paraqiti kërkesën për gjykim ndaj të pandehurve;

Suel Çela (Marjus Lulaj), Talo Çela, Eljo Bitri, Festim Qoli, Agron (Kamber) Mehja, Abedin Mama, Aleks Çela,  Florenc Çapia, Ervis Martinaj, Alket Xhixha dhe Elvin Merlika – të cilët përmes bashkëveprimit në formën e veçantë të bashkëpunimit në ‘Grup të Strukturuar Kriminal’*, kryen veprat penale të rradhitura më poshtë :

 

  1. I pandehuri Suel Çela (Marjus Lulaj) – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, e mbetur në tentativë ndaj shtetasit, Lulzim Masha, më datë 18.01.2022, rreth orës 09:40, në rrugën “Hiqmet Buzi”, pranë Liqenit Artificial (Tiranë) dhe veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe atë të “Sigurimit të mjeteve dhe kushteve”, për të vrarë shtetasin, Kastriot (Elton) Kilen, më datë 29.03.2022, në Elbasan.

  1. I pandehuri Talo Çela – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” të Fatmira (Habili) Dedaj, më datë 14.09.2013, rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4, në garazhin e një pallati në Durrës dhe veprën penale të “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”, atë të “Vrasjes me paramendim”, (e mbetur në tentativë) të Arben Islam Çetës, më 14.11.2013, rreth orës 22:00, në shesh-parkimin e bar-restorant ‘Balla’, në Labinot- Fushë (Elbasan) dhe veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

    • Vrasjen në rrethana cilësuese të shtetasit, Andi Zylyfi dhe plagosjen e Ardit Uruçit, më datë 13.12.2019, në orën 18:36, në rrugën nacionale Peqin-Elbasan dhe veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

    • Vjedhjen me dhunë të banesës së shtetasit, Hamit Haxhiu, më datë 11 Shkurt 2013, rreth orës 04:45, në lagjen popullore (Shijak);

    • Vjedhjen me armë të pasurisë së shtetasit, Xhemali Liçi, më datë 19.12.2012, në lagjen ‘Kala’, të qytetit të Elbasanit dhe “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

    • Vjedhjen me dhunë të pasurisë së shtetasit, Lirak Bajraktari, më datë 22.02.2011 rreth orës 08:00, në Elbasan;

    • Vjedhjen me dhunë të pasurisë së shtetasit, Skënder Rroshi, më datë 28.04.2011 në lagjen nr.4, Kavajë;

    • Vjedhjen me dhunë të pasurisë së shtetasit, Astrit Ademi, më datë 31.05.2013, rreth orës 15:10, në fshatin Marikaj (Vorë);

    • Vjedhjen me dhunë të banesës së shtetasit, Hamdi Sharka, më datë 04.2017, në fshatin Polizhan (Berat).

  1. I pandehuri Eljo Bitri – I akuzuar për veprën penale “Shkatërrimin me eksploziv të pronës”, (katit të parë të një ndërtesë të banuar) së shtetasit, Mustafa Subashi, më datë 29.01.2020 rreth orës 20:45, në afërsi të disko Colombo (sektori Teuta), Durrës si dhe për veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

    • Vrasjen në rrethana cilësuese të shtetasve; Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, më datë 02.03.2020, ora 19:00, në lagjen 14, Durrës dhe veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

    • Vrasjen me paramendim të shtetasit, Emiljano Ramazani, më datë 20 Korrik 2020, në lagjen 28 Nëntori, Elbasan dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

    • Dhunën e ushtruar ndaj shtetases, Blerta Bengasi, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2020, rreth orës 11:30, në rrugën Mihal Grameno, Tiranë.

    • Vjedhjen me dhunë të banesës së shtetasit, Hamdi Sharka, më datë 04.2017 në fshatin Polizhan (Berat) si edhe “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit Sokol Sanxhaktari, para datës 30 Korrik 2020, në Elbasan.

  1. I pandehuri Festim Qoli – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” të Fatmira (Habili) Dedaj, më datë 14.09.2013, rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4, në Durrës, në garazhin e një pallati dhe për veprën penale të “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.

    • Vrasjen me paramendim të shtetasit, Elvis Dedaj, më datë 05.06.2012, në orën 17:58, në lagjen nr.13, Durrës, tek hyrja e Restorantit ‘Xhenova’ dhe atë të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”,

    • Dhunën e ushtruar ndaj shtetases, Blerta Bengasi, më datë 30.01.2020 rreth orës 11:30, në rrugën Mihal Grameno, Tiranë.

    • “Shkatërrimin me eksploziv të pronës” së shtetasit, Mustafa Subashi më datë 29.01.2020, rreth orës 20:45, kati i parë i një ndërtese të banuar në afërsi të disko Colombo (sektori Teuta), Durrës dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

  1. I pandehuri Agron (Kamber) Mehja – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” (e mbetur në tentativë) të shtetasit, Arben Islam Çeta, më 14.11.2013 rreth orës 22:00, në shesh- parkimin e bar restorant ‘Balla’, në Labinot- Fushë (Elbasan) si dhe “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

  1. I pandehuri Abedin Mama – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” të shtetasit, Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit, Ardit Uruçi, më datë 13.12.2019, rreth orës 18:36, në rrugën nacionale Peqin-Elbasan dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

  1. I pandehuri Aleks Çela – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” (e mbetur në tentativë) të shtetasit, Arben Islam Çeta, më 14.11.2013 rreth orës 22:00, në shesh-parkimin e bar restorant ‘Balla’, në Labinot- Fushë (Elbasan) dhe “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

  1. I pandehuri Florenc Çapia – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit, Sokol Sanxhaktari, para datës 30 Korrik 2020, në Elbasan.

  1. I pandehuri Ervis Martinaj – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e shtetasit, Indrit Dokle, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.

  1. I pandehuri, Alket Xhixha – I akuzuar për veprën penale të  “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e  Indrit Dokles, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.

  1. I pandehuri Elvin Merlika – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.

Në kuadër të këtij procedimi penal vijon kryerja e hetimeve për të dokumentuar aktivitetin bashkëpunues të personave të tjerë të përfshirë në këto ngjarje kriminale dhe të tjerave të identifikuara kohët e fundit.

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme