Sociale 24 Gusht 2025, 14:02 Nga VNA

Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për ‘të dalë në dritë’

Ndaje në Whatsapp

Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për

“Bukuroshja e Durrësit” është një simbol i qytetit bregdetar. Mozaiku i përket shekullit IV para lindjes së Krishtit dhe ndodhet i ekspozuar prej fillimit të viteve ’80 në Muzeun Kombëtar të Tiranës.

Por gjendja e mozaikëve të tjerë të Durrësit nuk duket fatlume.

Mozaiku i Meandrit dhe ai me Rozetë ndodhen në themelet e dy pallateve të banimit. Projektet e restaurimit mbeten në letër prej dy dekadash, ndërsa mozaikët rrezikohen të dëmtohen nga ujërat.

“Durrësi ka numrin më të madh të dhe më të larmishëm të mozaikëve në Shqipëri, 15 të tillë të zbuluar deri tani,” thotë arkeologia Brikena Shkodra. Ata që gjenden ende nën tokë, ndoshta janë më të shumtë në numër.

Paradoksalisht, pjesa më e madhe e këtyre zbulimeve arkeologjike mbeten të padukshëm për publikun.

“Mozaikët e Durrësit përfaqësojnë një trashëgimi të rrallë artistike dhe kulturore që pasqyron zhvillimin historik të qytetit nga antikiteti deri në periudhën mesjetare, bizantine,” theksoi Shkodra.

Numri më i madh i mozaikëve vjen nga hapësira suburbane e qytetit, pjesë kjo e dominuar nga vilat dhe instalimet artizanale dhe që njihet si zona arkeologjike B rreth qendrës së qytetit.

Sipas arkeologes Shkodra, mungesa e promovimit turistik dhe e strategjive të integruara për muzealizimin po cënon jo vetëm ruajtjen fizike, por edhe vlerën e tyre si burim edukimi dhe identiteti kulturor.

Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për

“Vepra si “Bukuroshja e Durrësit” apo mozaiku i kapelës së Amfiteatrit, jo vetëm që kanë vlerë artistike, por edhe reflektojnë transformimet kulturore dhe fetare të qytetit e rajonit përgjatë një periudhe të gjerë historike, respektivisht nga shek. IV para Krishtit deri në shek. X pas Krishtit,” theksoi Shkodra.

Artistët dhe profesionistët janë përpjekur që t’i ruajnë marrëdhëniet me mozaikët nëpërmjet riprodhimeve të tyre. Një grup nxënësish bënë disa mësime për njohjen e teknikave të prodhimit të tyre, por gjithçka mbeti si projekt.

“Mozaiku me hipokamp, i njohur si mozaiku me kalë deti është riprodhuar vite më parë në sheshin me kolona, ndërsa varianti tjetër u soll nga dy restauratorë vendas në sallën e antikitetit në Muzeun arkeologjik të Durrësit,” thotë Saimir Bimi, një sipërmarrës i pasionuar me mozaikët.

Projektet për riprodhimin e mozaikëve të Durrësit nuk kanë gjetur mbështetjen e pushtetit vendor.

“Një faqe e fasadës së godinës së Prefekturës vijon të mbetet e boshatisur prej 35 vitesh,” shton Bimi, sipas së cilit, me financimin e disa pasionantëve ajo mund të zbukurohej me figurat e mozaikëve të qytetit antik.

Edhe mundësia e riprodhimit të një tjetër mozaiku në hyrje të Bashkisë së Durrësit ka mbetur pa përgjigje.

Në janar të vitit 2018 me rastin e 550 –vjetorit, një grup ish-nxënësish instaluan mozaikun e Gjergj Kastriotit në sallën hyrëse të shkollës me të njëjtin emër.

Doranin Agalliu, një nga financuesit e mozaikut dhe ish-maturant në këtë shkollë i tha BIRN se nisma të tilla nuk gjejnë mbështetje nga institucionet.

“Ne e hoqëm për ta ruajtur mozaikun e heroit, pikërisht në momentin kur u vendos prishja e godinës arsimore për shkak të tërmetit të nëntorit 2019,” tha ai.

Në themelet e shkollës së prishur u zbuluan rrënoja të tjera antike, mes të cilave elementë të një vile të periudhës romake dhe disa mozaikë.

“Deri tani kemi zbuluar pesë mozaikë, në pesë ambiente të ndryshme,” thotë restauratori Agron Islami.

“Tashmë, bashkë me arkeologët presim të rifillojmë punën në kantier,” përfundoi ai./BIRN/

Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për

 

Video

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme