Sociale 23 Gusht 2025, 08:58 Nga VNA

Turizmi pritet të shtrenjtojë çmimin e akullores

Ndaje në Whatsapp
Turizmi pritet të shtrenjtojë çmimin e akullores

Në Tiranë, 1 kupë akullore pranë qendrës kushton 100, 120 deri në 150 lekë që tregtohet akullorja premium, ndërsa në zonat periferike, çmimet variojnë 70 deri në 80 lekë.

Prodhuesit e zonave urbane pohojnë se pavarësisht kostos së lartë të prodhimit, çmimet për këtë sezon turistik kanë mbetur të pandryshuara.

Gazmend Hakiki, një ndër themeluesit e markës së njohur të akullores  “Mango”, parashikon se me rritjen e turizmit, brenda 5 apo 10 viteve, çmimi i një akulloreje në Shqipëri do të arrijë deri në 4 euro, aq sa shitet aktualisht në Kroaci.

Sipas tij, zhvillimi i turizmit është i pashmangshëm, por duhet të shoqërohet me reforma të brendshme që të përballohen kostot në rritje, pa u cenuar cilësia apo përballueshmëria për konsumatorin.

Kërkesa dhe sjellja e konsumatorit për akullore

“La Nocciola” është një rrjet pastiçerie që operon në Tiranë prej vitit 2016, i specializuar në prodhimin dhe shitjen e akullores artizanale, të përgatitur pa ngjyrues dhe me përbërës natyralë, veçanërisht fruta të ndryshme.

Kompania ka aktualisht 5 pika shitjeje, në zonat kryesore qendrore të kryeqytetit.

Ajo është gjithashtu një nga pionierët në ofrimin e shërbimeve të dërgesës së akullores në shtëpi, shërbim që u bë shumë i kërkuar gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Sipas themeluesit Ferdinand Bregu, kërkesa për akullore është rritur ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme.

Konsumatori kryesor është familja shqiptare, e cila e konsumon akulloren gjatë shëtitjeve në qytet.

Turistët kanë ndikim të kufizuar në shitje, pasi pjesa më e madhe janë turistë me buxhet të ulët, të cilët nuk shpenzojnë për produkte të nivelit premium si akullorja artizanale.

Gjatë pandemisë së Covid-19, “La Nocciola” u përshtat me shpejtësi me kërkesat e tregut, duke ofruar shërbimin e dërgesave në shtëpi.

Ky shërbim pati sukses të madh gjatë karantinës, por aktualisht konsumatorët zgjedhin ta konsumojnë akulloren në ambientet e jashtme, si pjesë e shëtitjeve apo aktiviteteve në qytet.

Zelanda e Re kryeson për konsumin më të lartë të akullores në botë

Akullorja është bërë pjesë e pandashme e konsumit të përditshëm në shumë vende të botës, veçanërisht me përhapjen e frigoriferëve dhe teknologjisë së ruajtjes së ftohtë.

Konsumi matet në litra për frymë, dhe të dhënat tregojnë një ndarje të qartë midis vendeve me klimë të butë dhe atyre me kulturë të konsoliduar të ëmbëlsirave të ftohta.

Në botë, sipas të dhënave të World Population Riview, konsumatorët më të mëdhenj të akullores janë në Zelandën e Re. Në këtë shtet, konsumi për frymë i akullores për 2025 arriti 28,4 litra për frymë. Shijet më të parapëlqyera janë vanilja dhe “hokey pokey” (akullore me copa karameleje).

Në vendin e dytë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Shtetet e Bashkuara, konsumi mesatar i akullores është rreth 20.8 litra në vit për person, që korrespondon me më shumë se 5 gallonë akullore për çdo amerikan në vit (1 gallon është afërsisht 3.785 litra, pra 5 gallonë janë rreth 18.9 litra).

Për të përmbushur këtë kërkesë, industria amerikane prodhon mbi 870 milionë gallonë akullore në vit, që përkthehet në rreth 3.29 miliardë litra.

Në renditjen botërore, në vend të tretë është Australia me një konsum prej 18 litrash për frymë. Sipas World Population Riview në Australi, konsumi rritet ndjeshëm gjatë verës, me kërkesë të lartë për akullore me shije frutash.

E ndjekur nga Finlanda me konsum prej 14,3 litra për frymë; Suedia me 12 litra për frymë, Kanadaja me sasi konsumi prej 10,6 litra për frymë; Danimarka me 9,8 litra për frymë; Irlanda me 8,4 litra për frymë; Italia me 8 litra për frymë dhe Mbretëria e Bashkuar, me 7 litra për frymë./MONITOR

Video

Gjashtë vjet pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, qindra banorë të pastrehë janë ende në pritje të banesave të premtuara nga programi i zvarritur dhe jotransparent i Rindërtimit. https://www.vna.al/sociale/rindertimi-banoret-ende-ne-pritje-te-shtepive-i17614

Protestat e fermerëve në Greqi po përshkallëzohen dita-ditës, me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore në mbarë vendin. Ndërsa mobilizimet vazhdojnë të rriten, vëmendja është përqendruar te mbledhja e Komitetit Panhelenik javën e ardhshme, ku pritet të përcaktohet strategjia dhe kërkesat për zgjidhje konkrete. Bllokime të shumta janë regjistruar në Thesali, Greqinë Qendrore dhe Akaia, ndërsa sipas fermerëve, veprime edhe më radikale, si bllokimi i porteve dhe doganave, janë në shqyrtim. Aksi ndërkombëtar Kakavijë–Janinë mbetet i bllokuar, duke lejuar vetëm lëvizje emergjente dhe urgjenca mjekësore. Fermerët deklarojnë se kërkojnë masa urgjente dhe theksojnë se nuk pranojnë dialog formal pa rezultate të prekshme. Nga ana tjetër, qeveria paralajmëron masa të forta ndaj veprimeve agresive dhe përplasjeve me policinë, të cilat janë shfaqur gjatë përpjekjeve për të bllokuar edhe aksesin drejt aeroporteve. https://www.vna.al/rajoni/fermeret-greke-intensifikojne-protestat-bllokime-masive-ne-rruge-dogana-d-i17605

Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së publikoi pamje nga operacioni i ndalimit të një anijeje të lidhur me një kartel trafiku droge, që transportonte rreth 20,000 paund kokainë në Paqësorin Lindor. Në videot e publikuara shihet një snajperist i Rojës Bregdetare që godet motorin e skafit për ta çaktivizuar, duke lejuar më pas që një anije tjetër me forcat speciale të kryejë arrestimin e ekuipazhit. Operacioni tregon koordinimin e forcave amerikane për të parandaluar trafikun ndërkombëtar të drogës.

Këto janë pamjet kur një i moshuar në Durrës ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij me shkop druri. 70-vjeçarja shihet duke ikur me vrap nga shkallët e banesës në lagjen nr. 17, ndërsa i moshuari e ndjek me shkopin në dorë. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes çiftit, dhe si pasojë e sulmit gruaja pësoi dëmtime të rënda fizike, duke u dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë. https://www.vna.al/kronika/tentoi-te-vriste-bashkeshorten-arrestohet-76-vjecari-ne-durres-i17596

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme