Sociale 24 August 2025, 09:04 Nga VNA

22 shkolla të mbyllura në Korçë në pesë vite, fshatrat po boshatisen nga emigracioni

Ndaje në Whatsapp
22 shkolla të mbyllura në Korçë në pesë vite,

Në pesë vitet e fundit, në qarkun e Korçës janë mbyllur 22 shkolla për shkak të rënies drastike të numrit të nxënësve. Fshatra të njohur si Dardha, Boboshtica dhe Polena po përballen me boshatisje të vazhdueshme, të shkaktuara nga emigracioni dhe numri i ulët i lindjeve.

Në Boboshticë, dikur shkolla numëronte rreth 200 nxënës, por sot ajo qëndron e mbyllur. Ish-mësuesja Antonia Caprazi e kujton me trishtim kohën kur mësimi gumëzhinte në klasat e këtij institucioni.

Në Polenë, edhe pak nxënës që kanë mbetur këtë vit do të transferohen në një shkollë tjetër, pasi shkolla lokale nuk do të hapet.

Drejtoria Vendore e Arsimit në Korçë e konfirmon situatën, duke theksuar se rënia e ndjeshme e popullsisë në këto zona e bën të pamundur mbajtjen hapur të shkollave.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme