Sociale 23 August 2025, 12:40 Nga VNA

Inteligjenca Artificiale rrit papunësinë në të rinjtë shqiptarë me arsim të lartë

Ndaje në Whatsapp
Inteligjenca Artificiale rrit papunësinë në të rinjtë

Këtë vit janë rritur vështirësitë për të gjetur punë nga të sapodiplomuarit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025.

Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve me arsim të lartë tregojnë se norma e papunësisë erdhi në rritje.

Në vitin 2024, ky grup kishte shkallën më të ulët të papunësisë, 18.6%, por në 2025 ajo u rrit në 22.9%, duke tejkaluar edhe ata me arsim bazë dhe të mesëm.

Kjo rritje sugjeron një përkeqësim të ndjeshëm në mundësitë e punësimit për të rinjtë e diplomuar në universitet, si pasojë e mbingopjes me diploma në disa fusha, mospërputhjes me nevojat e tregut të punës apo mungesës së programeve efektive të integrimit profesional.

Shumë kompani që punësojnë të rinj më diploma tani po përdorin Inteligjencën Artificiale në vend që të rekrutojnë të rinj.

Drini Zusi, aksioner në kompaninë INCA në Lezhë, që operon në industrinë përpunuese, tha se Inteligjenca Artificiale dhe investimet në mekanikë e teknologji vitet e fundit po ulin varësinë nga rekrutimet e reja të punonjësve.

Z. Zusi tha se nëpërmjet ChatGPT dhe Midjourney në fushën e marketingut krijohet përmbajtja dhe nuk ka më nevojë për menaxher në këtë fushë.

Më parë, kompania paguante një agjenci ose konsulent të jashtëm për konceptin ose përmbajtjen e marketingut, por me versionet premium të ChatGPT këto produkte prodhohen vetë.

Për të rinjtë me arsim 8-9-vjeçar, shkalla e papunësisë është rritur nga 19.8% në 2024 në 22.1% në 2025.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, personat me arsimim bazë kanë pasur më pak mundësi punësimi krahasuar me një vit më parë.

Një rritje e tillë po reflekton dobësimin e sektorëve që zakonisht punësojnë fuqi punëtore më pak të arsimuar.

Ndërkohë, për të rinjtë me arsim të mesëm, papunësia ka pësuar rënie të ndjeshme nga 28.5% në 22.1%. Ky është një ndryshim pozitiv, që e vendos këtë grup në të njëjtin nivel papunësie me ata me arsim bazë.

Ulja e fortë e papunësisë për këtë kategori tregon që individët me arsim të mesëm kanë përfituar nga një përmirësim i tregut të punës, ndoshta si rezultat i një rritjeje të kërkesës për punonjës me trajnim teknik apo profesional.

Të dhënat e tregut të punës për të rinjtë tregojnë një ulje të përgjithshme të papunësisë, por me tendenca të ndryshme sipas nivelit të arsimit.

Ndërsa ata me arsim të mesëm kanë përfituar më shumë nga përmirësimi i tregut të punës, ata me arsim të lartë përballen me sfida të reja që kërkojnë vëmendje të veçantë nga politika publike dhe sistemi i arsimit të lartë.

Papunësia e të rinjve me diploma është një sinjal i keq për vendin, pasi përvoja ka treguar se shumë prej tyre në vend që të përpiqen të ndërtojnë jetën në vendin e tyre zgjedhin të emigrojnë.

Largimi i të rinjve është përforcuar edhe më shumë pas pandemisë dhe kjo është alarmante në kohën kur numri i tyre po ulet me shpejtësi.

Grupmoshat e reja të popullsisë tonë po tkurren me ritme rekord më shumë se kudo tjetër në Europë.

Nga viti 2011 në vitin 2023, grupmosha 0-29 vjeç është reduktuar me 44% sipas të dhënave nga censet.

Mosha mesatare në Bashkimin Europian në janar 2025 ishte 44.7 vjeç, ndërsa në Shqipëri sipas të dhënave të INSAT, mosha mesatare e popullsisë ishte 44.3 vjeç, ndërsa në vitin 2015, mosha mesatare në Shqipëri ishte 27.2 vjeç./MONITOR

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme