Sociale 26 Tetor 2025, 21:51 Nga VNA

Magnezi, “Minerali i mrekullive”: A mund të na ndihmojë vërtet të flemë më mirë?

Ndaje në Whatsapp
Magnezi, “Minerali i mrekullive”: A mund të na ndihmojë

Është quajtur “minerali i momentit”. Miliona njerëz në mbarë botën po marrin magnez për një sërë arsyesh: për gjumin, tretjen apo për qetësimin mendor. Në botën gjithnjë e më dinamike të suplementeve ushqimore, duket se ka ardhur koha që magnezi të shkëlqejë. Industria po lulëzon. Tregu global i magnezit vlerësohet rreth 3 miliardë paund, dhe pritet të dyfishohet në dekadën e ardhshme.

Në një fabrikë të vogël në Yorkshire Dales të Britanisë, fuçi të mëdha me pluhur të bardhë – magnez citrat – mbushin hapësirën përkrah makinerive që punojnë pa pushim. Punonjësit, të veshur me veshje mbrojtëse, matin me kujdes sasinë e mineralit që më pas futet në makina për prodhimin e miliona tabletave çdo ditë.

“E dërgojmë magnezin tonë në mbarë botën – në Australi, Azi, madje edhe në Lindjen e Mesme,” shpjegon Andrew Goring, drejtor i kompanisë “Lonsdale Health”. “Kërkesa po rritet çdo vit. Është një nga produktet tona më të shitura.”

Por a kemi me të vërtetë nevojë për të? Dhe pse pikërisht tani është bërë kaq i famshëm?

"Influencuesit dhe rrjetet sociale kanë bërë të vetën,” shton Goring. “Magnezi ka qenë gjithmonë i rëndësishëm, por tani është kthyer në trend.”

Çfarë bën në të vërtetë magnezi?

Sipas Kirsten Jackson, dietologe e specializuar në shëndetin e aparatit tretës, popullariteti i magnezit është rezultat i fushatave të zgjuara të marketingut.

“Magnezi lidhet me fusha ku njerëzit janë të gatshëm të investojnë: gjumi, tretja dhe shëndeti mendor,” thotë ajo. “Por kjo nuk do të thotë se të gjithë kemi nevojë për suplemente.”

Magnezi është një mineral thelbësor për trupin e njeriut. Doza e rekomanduar ditore është 270 mg për gratë dhe 300 mg për burrat, ndërsa në trup ruajmë rreth 25 gramë gjithsej. Ky mineral ndihmon në mbajtjen e funksionit normal të trurit dhe sistemit nervor, rregullon presionin e gjakut, balancimin e nivelit të sheqerit, dhe ndihmon rrahjet e zemrës përmes kontrollit të kalciumit dhe kaliumit në qeliza.

Megjithatë, për ta përfituar realisht efektin, duhet që trupi ynë të ketë mungesë magnezi – diçka që është vështirë të testohet, pasi pjesa më e madhe e tij ruhet në kocka dhe inde.

“Fillova të fle më mirë” – përvoja personale

Katie Curran, një specialiste komunikimi që ka punuar në markat më të njohura të modës, tregon se magnezi e ndihmoi të përmirësonte gjumin.

“Një vit më parë nuk flija dot. Më zinte gjumi shumë vonë, mendja më punonte pa pushim,” rrëfen ajo. Pas dy javësh që mori magnez glicinat (270 mg në ditë), ajo ndjeu ndryshim.

“Mendimet u qetësuan, fillova të fle më gjatë dhe u ndjeva më energjike. Nuk mund ta lidh vetëm me një gjë, por mendoj se magnezi ishte pjesë e rëndësishme e përmirësimit.”

Megjithatë, shkenca nuk është plotësisht në një mendje. Edhe pse mungesa e magnezit mund të ndikojë në gjumë, nuk ka prova të mjaftueshme që suplementet përmirësojnë domosdoshmërisht cilësinë e tij tek personat e shëndetshëm.

Një treg në rritje, por me shumë pasiguri

Në rrjetet sociale, postimet për magnezin janë bërë virale. Influencuesit promovojnë forma të ndryshme të mineralit: Magnez glicinat dhe L-threonat – për trurin, gjumin dhe stresin;

Magnez klorid – për tensionin muskulor dhe dhimbjet menstruale;
Magnez citrat ose oksid – për tretjen dhe kapsllëkun.

Por, sipas nutricionistes Kristen Stavridis, provat shkencore janë të paqëndrueshme. "Shumë studime bien në kundërshtim. Disa tregojnë përfitime, të tjera jo. Dhe për të funksionuar, duhet të jesh vërtet me mungesë magnezi,” thekson ajo.

Sipas të dhënave, rreth 10% e meshkujve dhe 20% e femrave nuk arrijnë të marrin dozën e rekomanduar ditore, por kjo nuk e bën të nevojshëm përdorimin e suplementeve për të gjithë.

“Nuk mund të zgjidhim çdo problem me një pilulë,” paralajmëron Stavridis. “Nëse konsumoni rregullisht ushqime të pasura me magnez – fara, arra, drithëra integrale, zarzavate e fruta – trupi merr gjithçka që i duhet.”

Ajo shton se marrja e tepruar e magnezit mund të shkaktojë të përziera, diarre, madje edhe pasoja serioze për ata që vuajnë nga sëmundjet e veshkave, për shkak të rritjes së niveleve të magnezit në gjak (hipermagnezemi).

“Filloni nga dieta, jo nga suplementi”

Dietologia Kirsten Jackson pajtohet plotësisht:

"Shumica e njerëzve duhet 100% të fillojnë nga dieta. Nëse nuk hani mjaftueshëm ushqime të pasura me magnez, me shumë gjasë ju mungojnë edhe vitamina të tjera thelbësore – si C, K, fibra dhe prebiotikë.” Pra, përpara se të shtoni një tjetër tabletë në rutinën tuaj, ekspertët këshillojnë të shikoni pjatën tuaj të përditshme.

Një dietë e ekuilibruar, e pasur me fara, arra, perime jeshile dhe drithëra integrale, mund të jetë “suplementi” më i mirë që ekziston. “Një tabletë magnezi nuk mund të rregullojë gjithë ushqyerjen e dobët,” përfundon Jackson.

Video

“El Clasico”-ja e parë e sezonit përfundoi me tensione të forta pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”. Pas kartonit të kuq për Pedrin në minutën e 100’, situata në fushë doli jashtë kontrollit. Gjithçka nisi me një përplasje mes Lamine Yamal dhe Dani Carvajal në fund të duelit. Në debat u përfshi edhe portieri Courtois, duke e acaruar më tej situatën. Lojtarë nga të dyja skuadrat ndërhynë për t’i ndarë, por tensioni u rrit edhe më shumë kur Yamal u përplas verbalisht me Vinicius Junior. Pas disa sekondash përplasjeje dhe shtyrjesh, Yamal u tërhoq drejt daljes për në tunel, por Vinicius u pa duke e ndjekur me vrap, ndërsa stafet teknike ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Pavarësisht incidenteve, Reali i Madridit ruajti fitoren 2-1 me golat e Mbappes dhe Bellingham, ndërsa pas ndeshjes pritet që komisioni i disiplinës të analizojë ngjarjet e ndodhura në fundin e sfidës.

Një video e përleshjes midis një burri me uniformë naziste dhe një gruaje në Georgia, SHBA, po bën xhiron e rrjeteve sociale. ? Burri, i identifikuar si Kenneth Leland Morgan, shihet në video duke mbajtur një uniformë që ngjan me atë naziste, e kompletuar me një shirit të kuq në krah që mban simbolin e kryqit të thyer. Pamjet tregojnë momentin kur ai shtyhet jashtë një bari nga një grua dhe më pas përballet me disa persona të tjerë. Në video shihet momenti kur ai godet gruan pasi ajo përpiqet t’i heqë shiritin nga krahu.

Më shumë se 50,000 njerëz dolën në rrugët e qytetit lindor të Valencias të shtunën, për të shënuar përvjetorin e parë të përmbytjeve shkatërruese të vitit të kaluar dhe për të protestuar kundër mënyrës se si autoritetet menaxhuan katastrofën. Demonstruesit, shumë prej të cilëve mbanin fotografi të viktimave, i bënë thirrje udhëheqësit rajonal Carlos Mazón që të japë dorëheqjen, duke e akuzuar për reagim të ngadaltë dhe neglizhencë ndaj një prej fatkeqësive më vdekjeprurëse që ka goditur Evropën në dekadat e fundit.

Që prej mbrëmjes së kaluar, verilindja e vendit është përfshirë nga reshje të dendura dhe të pandërprera shiu, të cilat kanë shkaktuar vështirësi të shumta në qarkullimin rrugor dhe në disa raste edhe dëmtime infrastrukturore. Situata më problematike është regjistruar në qarkun e Kukësit, ku prania e ujit dhe rrëshqitjet e dherave kanë krijuar pengesa serioze në disa akse kryesore. Në rrugën hyrëse të qytetit të Kukësit, skarpata e rrugës është shembur duke rrëzuar një masiv të madh dherash dhe inertesh, me vëllim dhjetëra metërkubësh, çka solli bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të mjeteve. Fenomeni i rrëshqitjes së dherave dhe rënies së gurëve është vërejtur edhe në disa akse të tjera rrugore të qarkut. Probleme janë raportuar në rrugët që lidhin Kukësin me Shishtavecin, Kukësin me Peshkopinë, Kukësin me Fushë-Arrëzin, si dhe në aksin që lidh Bajram Currin me Luginën e Valbonës dhe Lekbibajn. Në këto segmente, reshjet e shumta kanë bërë që uji dhe inertet të mbulonin pjesërisht rrugët, duke krijuar rrezik për drejtuesit e mjeteve dhe vonesa në qarkullim. Ndërkohë, në zonën e Shtiqenit, pranë aeroportit të Kukësit, është raportuar përmbytja e një sipërfaqeje të konsiderueshme toke bujqësore. Në disa fshatra të qarkut janë shënuar gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e motit të keq dhe e dëmtimeve të përkohshme në rrjetin e shpërndarjes. Reshjet vijojnë me intensitet të lartë edhe gjatë ditës së sotme, duke krijuar vështirësi shtesë në qarkullim, veçanërisht në “Rrugën e Kombit”, ku prania e ujit në disa segmente e bën lëvizjen më të rrezikshme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme