Sociale 31 December 2025, 16:30 Nga VNA

“Koleksioni i Paramithisë”: Rrugëtimi i një thesari antik nga Çamëria në British Museum

Ndaje në Whatsapp

Pas gati tetë muajsh kërkimesh intensive arkivore dhe muzeale, studiuesi Auron Tare ka publikuar një studim me rëndësi të veçantë për historinë dhe trashëgiminë kulturore të Epirit dhe Çamërisë, duke zbardhur fatin e një prej koleksioneve më të rralla të artit antik të zbuluara në këto troje.

Studimi, i titulluar “Koleksioni i Paramithisë në British Museum”, trajton historinë e një grupi statuetash prej bronzi, të zbuluara rastësisht në vitin 1796 në zonën e Paramithisë (Çamëri), të cilat i përkasin shekullit I pas Krishtit. Sipas burimeve historike dhe dëshmive arkivore të analizuara, figurat u gjetën nga fshatarë vendas pas një shiu të rrëmbyeshëm, të shpërndara në një arë pranë vendbanimit.

“Koleksioni i Paramithisë”: Rrugëtimi i një thesari


Një pjesë e statujave u shpëtua nga shkrirja falë ndërhyrjes së tregtarëve vendas dhe përfundoi fillimisht në Janinë, për t’u dërguar më pas në Shën Petersburg, ku ishin destinuar për koleksionet e Perandoreshës Katerina e Madhe të Rusisë. Pas vdekjes së saj në vitin 1796 dhe ndërprerjes së pagesës, koleksioni u shpërnda mes familjeve aristokrate ruse dhe polake, për të ndjekur më pas një rrugëtim kompleks drejt Evropës Perëndimore.

“Koleksioni i Paramithisë”: Rrugëtimi i një thesari


Një rol kyç në dokumentimin e hershëm të këtij zbulimi luan dëshmia e udhëtarit, gjeologut dhe botanistit irlandez John Hawkins, i cili në fillim të shekullit XIX përmend gjetjen e statuetave gjatë udhëtimeve të tij në territoret e sunduara nga Ali Pashë Tepelena. Shënimet e tij, të botuara në veprat e Shoqërisë së Diletantëve dhe në librin e Robert Walpole (1817), përbëjnë një nga burimet më të hershme për origjinën e koleksionit.

“Koleksioni i Paramithisë”: Rrugëtimi i një thesari

Sipas studimit të Auron Tares, pjesa më e madhe e statuetave përfundoi në Londër në fillim të shekullit XIX dhe u përfshi në koleksionin e Richard Payne Knight, një prej koleksionistëve dhe studiuesve më të shquar britanikë të artit antik. Me vdekjen e tij, në vitin 1824, koleksioni iu dhurua British Museum, ku ruhet edhe sot si një nga fondet më të çmuara të artit greko-romak në bronz.

Koleksioni i Paramithisë vlerësohet jo vetëm për rëndësinë e tij historike, por edhe për cilësinë e jashtëzakonshme artistike, e cila dëshmon për ekzistencën e punishteve të përparuara lokale në Epir, të afta të prodhonin vepra të një niveli të lartë estetik në periudhën romake të hershme.

Publikimi i këtij studimi përbën një kontribut të rëndësishëm në njohjen e trashëgimisë kulturore të trojeve shqiptare, si dhe hap rrugë për kërkime të mëtejshme shkencore mbi artin, arkeologjinë dhe historinë e Epirit dhe Çamërisë në periudhën antike.

Video

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme