Lifestyle 31 December 2025, 13:43 Nga VNA

Shtatë trendet e udhëtimit që do të përcaktojnë vitin 2026

Ndaje në Whatsapp
Shtatë trendet e udhëtimit që do të përcaktojnë

Të dhënat nga grupet më të mëdha hoteliere në botë, kompani udhëtimesh dhe parashikues trendesh tregojnë se viti 2026 do të shënojë një kthesë drejt arratisjeve të qeta, itinerareve të ndërtuara nga algoritmet, përvojave ultra të personalizuara dhe një rikthimi te udhëtimi më i ngadaltë e më i vetëdijshëm.

Ekspertët e sjelljes, analistët e të dhënave dhe kompanitë e industrisë turistike kanë përmbledhur parashikimet e tyre për të ardhmen e udhëtimeve. Ashtu si trendet e viteve të shkuara – nga “coolcations” te “flashpacking” – edhe këto prirje pasqyrojnë mënyrën se si jetojmë sot dhe nevojat që kërkojmë të plotësojmë. Ja shtatë trendet kryesore që pritet të dominojnë udhëtimet në 2026:

1. Qetësia mbi gjithçka

“Quietcations” ose “Hushpitality” pritet të jenë trendi kryesor i vitit. Arratisjet që ofrojnë heshtje, rehati dhe shkëputje nga ekrani po kërkohen gjithnjë e më shumë, si reagim ndaj lodhjes digjitale dhe stresit të përditshëm. Nga kabinat pa internet në Mbretërinë e Bashkuar, te harta e qetësisë në Skåne të Suedisë apo retreat-et në errësirë totale në Oregon, pushimet po kthehen në terapi për mendjen.

2. Inteligjenca artificiale mbi burokracinë

Në 2026, AI do të jetë edhe më e pranishme në planifikimin e udhëtimeve. Platforma si Expedia dhe Booking.com po integrojnë mjete të bazuara në inteligjencë artificiale për planifikim, rezervime dhe përkthime në kohë reale. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se rekomandimet algoritmike mund të nxisin mbingarkesën turistike dhe mashtrimet online, ndaj përdorimi i tyre kërkon kujdes.

3. Besimi mbi zgjedhjen

Lodhja nga vendimmarrja po shtyn gjithnjë e më shumë udhëtarë drejt përvojave ku zgjedhjet i bën dikush tjetër. Nga udhëtimet misterioze pa itinerar të ditur, te hotelet që ofrojnë surpriza të kuruara, pushimet po konceptohen si përvoja çlodhëse pa stres organizativ.

4. Rrugët mbi avionët

Udhëtimet me makinë pritet të rriten ndjeshëm. Sipas raporteve të Hilton, hashtag-u #RoadTrip po fiton popullaritet global, ndërsa shumë udhëtarë zgjedhin makinën si alternativë më ekonomike ndaj fluturimeve. Për disa, road trip-et po kthehen edhe në përvoja luksoze, të kombinuara me gastronomi të nivelit të lartë.

5. Ultra-personalizimi mbi ofertat standarde

Turizmi po largohet nga paketat “njësoj për të gjithë” drejt përvojave të ndërtuara sipas fazave të jetës dhe interesave personale. Nga retreat-e për menopauzën, divorcin apo zisë, deri te ture për interesa shumë specifike, udhëtimi po merr rol transformues dhe emocional.

6. Off-grid mbi destinacionet e njohura

Gjithnjë e më shumë udhëtarë po shmangin pikat e mbipopulluara turistike, duke zgjedhur destinacione më pak të eksploruara. Qytete dhe rajone të nënvizituara në Spanjë, Gjermani apo Mbretërinë e Bashkuar po fitojnë vëmendje, ndërsa udhëtimi po shihet si mjet për rritje personale dhe status social.

7. Kulturë mbi hedonizëm

I nxitur nga trendet si #BookTok dhe “set-jetting” (udhëtime të frymëzuara nga libra, seriale dhe filma), turizmi kulturor pritet të rritet më tej. Hotelet po ofrojnë biblioteka, retreat-e leximi dhe qëndrime tematike, duke e zhvendosur fokusin nga jeta e natës drejt përvojave kulturore dhe intelektuale.

 


Në tërësi, viti 2026 pritet të shënojë një epokë të re për udhëtimet, ku qetësia, kuptimi dhe personalizimi do të jenë më të rëndësishme se shpejtësia dhe konsumi masiv.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme