Kronika 7 Maj 2024, 17:29 Nga VNA

Tragjedia në Shkodër/ Gazetari tregon bisedën me neuropsikiatrin: Alma nuk kishte patologji të rënda të shëndetit mendor

Ndaje në Whatsapp
Tragjedia në Shkodër/ Gazetari tregon bisedën me neuropsikiatrin:

Gazetari Dritan Lici, ka nxjerr detaje të reja në lidhje me ngjarjen tragjike në Shkodër, ku nëna me tre fëmijët u mbytën në lumen Buna. Një nga dyshimet që e ka shtyrë nënën e tre fëmijëve për ta bërë këtë veprim, është edhe depresioni që mund të ketë pasuar për shkak të konflikteve që kishte me bashkëshortin e saj Ergdys Arrazi, pasi ky i fundit e ka tradhëtuar.

Por gazetari Lici, në një postim në facebook thotë se ka folur ditën e sotme me doktorin neuropsikiater receta me vulë e të cilit doli në gjykatë, gjatë masës së sigurisë ndaj Ergdys Arrazit. Doktori është shprehur se Alma Arrazi ka qenë e shoqëruar dy vite më parë nga familjarë të saj në klinikën e tij, por që kishte vetëm probleme të ankthit dhe jo patologji të rënda të shëndetit mendor.

“Pata mundesine te flas dhe te sqarohem sot me doktorin neuropsikiater, receta me vule e te cilit doli ne gjykate, gjate mases se sigurise ndaj Ergdys Arrazit. Konkretisht doktori me shpjegoi se Alma Arrazi eshte shoqeruar dy vite me pare nga familjare te saj ne kliniken e tij. Dhe se Alma kishte vetem probleme te ankthit dhe jo patologji te renda te shendetit mendor. Dhe per kete arsye ka marre medikamente te natyres qetesuese. Por qe nga ajo kohe Alma Arrazi nuk eshte paraqitur me per vizite” – shkruan gazetari Dritan Lici.

Më tej doktori është shprehur se nëse Alma do ksihte probleme të shëndetit mendor, bashkëshorti i saj e kishte shumë të thjesht t’ia referonte rastin, pasi në pallatin ku banon doktori Erdysi ka pasur biznesin e tij.

“Sipas doktorit qe kreu viziten, nese Alma do kishte probleme te shendetit mendor, bashkeshorti i saj e kishte shume te thjeshte, pasi ne pallatin ku une banoja ne Shkoder, Ergdys Arrazi kishte nje biznes. Dhe fare mire mund te me kontaktonte si mjek, nese bashkeshortja e tij do kishte probleme te shendetit mendor. Gje qe nuk ka ndodhur” – thuhet më tej në postimin e Licit.

Kujtojmë se hetimet për ngjarjen vazhdojnë të kryhen nga Prokuroria e Shkodrës, për të zbardhur shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie, e cila ka disa versione. Ndërkohë bashkorti Almës dhe babai i fëmijëve, Erdgys Arrazi është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me akuzën se ka çuar drejt vetvrasjes gruan e tij.

 

Video

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Pra paskemi një TV që pastron para por thjesht kujtohemi për të kur na bezdis me pyetje…

Bilanci i viktimave civile nga fushata ushtarake në Liban po rritet, duke përfshirë një numër të madh fëmijësh. Më shumë se 200 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa rreth një në çdo dhjetë fëmijë është i zhvendosur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme