Bota 28 November 2024, 17:03 Nga VNA

SHBA: Trump emëron të dërguarin e posaçëm për Ukrainën

Ndaje në Whatsapp
SHBA: Trump emëron të dërguarin e posaçëm për

Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar ish-gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij të posaçëm për Ukrainën dhe Rusinë, Kellogg gjatë mandatit të parë të Trumpit më 2017 deri në fillim të vitit 2021 ka qenë shef i shtabit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë dhe këshilltar sigurie i ish-zëvendëspresidentit Mike Pence. Kellogg ka një karrierë të shkëlqyer ushtarake dhe në ekonomi "dhe ka qenë aktiv në mandatin tim të parë në funksionet më të larta në fushën e sigurisë kombëtare", deklaroi Trump në platformën e tij online Truth Social.

Kellogg ka hartuar planin për fundin e luftës

80-vjeçari Kellogg i ka paraqitur Trumpit planin për fundin e luftës, i thanë agjencisë Reuters tre persona të rrethit të brendshëm të ngarkuar me këtë çështje. Kellogg, sipas këtyre të dhënave, planin e ka përgatitur bashkë me Fred Fleitz, i cili gjithashtu ka punuar si shef i shtabit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në administratën e Trumpit gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

Sipas propozimeve në planin e hartuar SHBA do t'a furnizojnë Ukrainën me armë të tjera, vetëm nëse ajo hyn në bisedime paqeje. Njëkohësisht SHBA parlajmërojnë Rusinë, që çdo refuzim për negociata mund të çojë në një mbështetje të përforcuar për Ukrainën. Një anëtarësim në NATO i Ukrainës tani për tani nuk mund të diskutohet. Trump i refuzoi ndihmat e mëtejshme për Ukrainën gjatë fushatës elektorale, ku ai deklaroi, se në rast të një fitoreje do t'i japë fund luftës përpara marrjes së mandatit. Betimi i tij si president zhvillohet më 20 janar.

DW

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme