Bota 27 November 2024, 21:46 Nga VNA

Kandidatët e kabinetit të Donald Trump kërcënohen me bomba, FBI: Jemi në dijeni

Ndaje në Whatsapp
Kandidatët e kabinetit të Donald Trump kërcënohen me bomba,

Disa nga të emëruarit dhe kandidatë të kabinetit të presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, janë vënë në shënjestër të kërcënimeve.

Ky konstatim nga Trump u konfirmua më herët edhe nga FBI, shkruan CNN.

FBI ka publikuar një deklaratë lidhur me kërcënimet.

“FBI-ja është në dijeni të kërcënimeve të shumta me bomba dhe incidenteve të sulmit që synojnë të emëruarit e administratës dhe ne po punojmë me partnerët tanë për të zbatuar ligjin. Ne i marrim seriozisht të gjitha kërcënimet e mundshme dhe si gjithmonë, inkurajojmë  publikun që të raportojnë  menjëherë t çdo gjë që ata e konsiderojnë të dyshimtë”, thuhet në deklaratë.

Ekipi i Donald Trump zbuloi sot përmes  një deklarate se disa prej të emëruarve të kabinetit dhe të administratës së Presidentit të zgjedhur Donald Trump “janë vënë në shënjestër të kërcënimeve të dhunshme, jo-amerikane”.

Kërcënimet u bënë mbrëmjen e së martës dhe mëngjesin e së mërkurës. Organet e zbatimit të ligjit vepruan me shpejtësi për të garantuar sigurinë e individëve të vënë në shënjestër, tha përmes një deklarate zëdhënësja Karoline Leavitt. Sakaq ajo  nuk dha detaje se kush ishte kërcënuar.

Zëdhënësja Leavitt tha se ndër kërcënimet në fjalë ishin edhe njoftimet e rreme tek organet e rendit për një krim në një adresë të caktuar, me qëllim nxitjen e një reagimi të ashpër dhe të armatosur të organeve të rendit ndaj shtëpisë së një individi të caktuar.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme