Bota 24 May 2024, 08:45 Nga VNA

SHBA dhe BE, mekanizëm të përbashkët kundër dezinformimit dhe propagandës së Rusisë dhe Kinës në Ballkan

Ndaje në Whatsapp
SHBA dhe BE, mekanizëm të përbashkët kundër

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë themeluar një mekanizëm të përbashkët koordinues për Ballkanin Perëndimor, që do të përqendrohet tek lufta kundër manipulimit të informacionit dhe ndërhyrjeve, përfshirë dezinformimin dhe propagandën që vjen nga Rusia dhe Kina. Mekanizmi i përbashkët është themeluar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe Zyra e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, thuhet në deklaratë.

Duke përmendur “qëllimet e përbashkëta të SHBA-së dhe BE-së në Ballkan” si dhe “aktorët e huaj që kanë vënë në shënjestër rajonin me operacionet e tyre” të ndikimit, Departamenti amerikan i Shtetit theksoi se ky mekanizëm i ri “do të forcojë integritetin e hapësirës informative në Ballkanin Perëndimor.”. “Ky mekanizëm do të fuqizojë partnerët që ndajnë të njëjtat vlera që të jenë në gjendje të përballen me kërcënimin” nga këto operacione të huaja të manipulimit të informacionit dhe ndërhyrjes dhe “që të punojnë bashkërisht për të zvogëluar aftësinë e Rusisë dhe Republikës Popullore të Kinës për të zhvilluar fushata propagandistike dhe të manipulimit të informacionit në rajon.”.

Departamenti i Shtetit thekson në deklaratë synimin për “të forcuar Evropën si një partner gjeostrategjik, forcimin e qeverisjes demokratike dhe sundimin e ligjit”. Objektivi, thekson më tej deklarata, është që partnerët rajonal të jenë më të sigurt dhe më të begatë. “Kjo politikë mbështetet në ruajtjen e integritetit të hapësirës informative dixhitale. Në ditët e sotme, kur informacioni i bazuar në fakte dhe lajmet e manipuluara lëvizin lirshëm dhe pa kufi, një hapësirë informative e hapur dhe e bazuar në fakte është pjesë e pazëvendësueshme e qeverisjes së suksesshme demokratike”, -thuhet në deklaratë./VOA

Video

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme