Kronika 23 May 2024, 17:22 Nga VNA

Rrëfehet gjyshi i 13-vjeçares e cila u ngacmua seksualisht nga 64-vjeçari: E joshte me lekë. Vajza thotë që më preku në pjesë të trupit

Ndaje në Whatsapp
Rrëfehet gjyshi i 13-vjeçares e cila u ngacmua seksualisht nga

Gjyshi i 13-vjeçares, e cila denoncoi një 64-vjeçar për ngacmim seksual, është shprehur se bashkëfshatari i tij, me të cilin kishte edhe lidhje gjaku, e joshte të miturën me lekë.

“Kur vinte vajza me lekë në shtëpi e detyronim të na tregonte ku i gjente dhe na thoshte mi dha filani se e ndihmova. Ne e dinim çfarë mund ta ndihmonte atë. Nuk ja shihnim lekët por vinte me qeskë me patetina”, rrëfeu gjyshi.

I moshuari tregoi se 13-vjeçarja i ka rrëfyer që 64-vjeçari me iniciale Z. R., e ka prekur në pjesë të ndryshme të trupit dhe se kishte shenja në krah.

“Mbesa është 13 ai 64 . Në gjak jemi, por të largët por këtë e joshte me ndonjë lekë, na vinte në shtëpi me patetina në dorë.

Vajza thotë më ka prekur në të gjitha pjesët e trupit por do e shohin mjekët se ka edhe një shenjë në krah. Policia e mbasi telefonin tim deri në 23:30 i regjistroi të gjitha. Ai ka patur numrin tim të telefonin se edhe më ka uruar për sebepe në messenger.

Ai fliste me këtë adresë. Kur vinte vajza me lekë në shtëpi e detyronim të na tregonte ku i gjente dhe na thoshte mi dha filani se e ndihmova. Ne e dinim çfarë mund ta ndihmonte atë. Nuk ja shinim lekët por vinte me qeskë me patetina etj. Vajza jeton me nënën dhe motrën babain e ka në Greqi.

Edhe 64 vjeçari ka familjen e tij. Nëpërmjet telefonit kur e zbuluam thirrëm nënën e saj, u detyrova unë të shkoja ta takoja atë (64 vjeçarin) por nuk më doli.

Takoj një punonjës policie dhe i them kështu kështu më tha merre edhe telonin me vete dhe sille. E pa ai dhe kërkoi vajzën për të bërë denoncim. I tha punonjësve më ka ngacmuar. Ai ka qenë më përpara problematik për dy raste ka vuajtur goxha vite (njëherë për vrasje, njëherë për përdhunimin e një gruaje në fshat)

Të atit nuk i kemi treguar as familjarëve të tjerë na vjen ashtu! Si t’iu thuash”, tha gjyshi i 13-vjeçares.

Ngjarja ndodhi në fshatin Hoçisht, Devoll, ku policia ka ndaluar 64-vjeçarin pas denoncimit të vajzës.

“Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes”, raportoi policia.

 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme