Foto-Lajm 11 Gusht 2024, 20:35 Nga VNA

Rikthimi i sportistëve nga Lojërat Olimpike, Veliaj vijon me show: T'i presim në Rinas

Ndaje në Whatsapp
Rikthimi i sportistëve nga Lojërat Olimpike, Veliaj vijon me show:

Lojërat Olimpike Paris 2024 u mbyllën sot  dhe nga nesër sportistët rikthehen në Tiranë. Sportistët kthehen dy medalje olimpike,  kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë thirrje të gjithëve që të bashkohen për të pritur nesër në Rinas kampionët olimpikë.

“Nesër, të gjithë bashkë, do të jemi në Rinas për të pritur kampionët tanë olimpikë!Çunat e Sport Klub Tiranës, për herë të parë, i sollën Shqipërisë dy medalje olimpike, një arritje historike që na bën të ndihemi më krenarë se kurrë”, shkruan Veliaj.

Dy sportistët e Sport Klub Tirana, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev shënuan një rezultat historik duke fituar dy medaljet e para olimpike për Shqipërinë, në disiplinën e mundjes.

Video

Në ditën ndërkombëtare të infermierëve në vend të propagandës duhet një mesazh për ata të rinj që shkuan për të punuar në Gjermani…

Përplasje shpërthyese dhe akuza të forta brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Audioja më poshtë, e siguruar nga mbledhja e zhvilluar më 30 prill, zbulon tensione të pazakonta mes anëtarëve të KLP-së, ku debatet degraduan në tone të ashpra dhe përplasje të drejtpërdrejta. Në qendër të konfliktit ishte kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, dhe anëtari Sokol Stojani, të cilët u përplasën fort për vendimin e marrë më 2 prill lidhur me hapjen e vendeve vakante në institucion. Bogdani kërkoi rikthimin e çështjes për rishqyrtim, ndërsa Stojani e kundërshtoi ashpër këtë lëvizje, duke ndezur një debat që përfshiu më pas edhe anëtarë të tjerë të Këshillit.

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës. Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë. Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet. NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme