Bota 30 Prill 2025, 10:41 Nga VNA

REL: Si i rekrutoi inteligjenca ruse të burgosur për luftën në Ukrainë

Ndaje në Whatsapp
REL: Si i rekrutoi inteligjenca ruse të burgosur për luftën

Agjencia e inteligjencës ushtarake ruse (GRU) ka mbikëqyrur rekrutimin e të burgosurve në njësitë luftuese, të njohura si “Storm Z”. GRU-ja po ashtu ka financuar këto njësi dhe ka mbledhur informacione për viktimat, raporton Systema e Radios Evropa e Lirë në dokumentarin e fundit hulumtues të titulluar: “Kasaphana e Fantazmave: Si luftojnë të burgosur rusë në Ukrainë”.

Projekti për të rekrutuar të burgosur për luftën në Ukrainë nisi verën e vitit 2022 – pikërisht atëherë kur organizata private mercenare, Wagner, nisi rekrutimin e të burgosurve në radhët e saj. Por, deri në shkurt të vitit 2023, Ministria ruse e Mbrojtjes u bë entiteti i vetëm përgjegjës për dërgimin e të burgosurve në frontet e luftës. Pjesa e menaxhimit operacional të njësive “Storm Z” u bë nga njësitë brenda Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë.

Dy njësi ushtarake nga Garda e 8-të e Ushtrisë, së bashku me Qendrën për Trajnim dhe Dislokim të Njësive Sulmuese dhe Përforcimeve, ishin përgjegjëse për trajnimi e luftëtarëve dhe administrimin e dokumentacionit, përfshirë edhe të dhënat financiare. Kjo qendër, e cila zhvilloi taktikat që përdoren nga njësitë sulmuese të përbëra nga të dënuarit, u krijua brenda Grupit të Bashkuar të Forcave, i cili shërben si qendër komanduese e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Fillimisht, kjo qendër u udhëhoq nga gjenerali Sergey Surovikin dhe aktualisht drejtohet nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov. Një tjetër qendër komanduese për “Storm Z” është GRU-ja. Systema ka siguruar dokumente që tregojnë se kontratat e nënshkruara nga të burgosurit kanë një klasifikim të veçantë të fshehtësisë dhe ruhen në një arkiv të posaçëm të GRU-së.

Informacioni për të burgosurit e vrarë në luftë i dërgohet zyrës së inteligjencës, Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm (GU GS, emërtimi modern për GRU-në). Ky informacion, dërgohet nga Garda e 8-të e Ushtrisë përmes kanaleve të sigurta të komunikimi.

“Mbështetja financiare dhe përpunimi i pagesave të ndryshme për vullnetarët e kompanisë sulmuese [Z] u janë besuar njësisë ushtarake 45807, me bazë në Moskë”, thuhet në një nga dokumentet, të nënshkruar nga kolonel Sergey Ivanov i Gardës së 8-të.

Po ashtu adresa e kësaj njësie është publikuar: Moskë, autostrada Horoshevskoje, 76b. Kjo është adresa e njëjtë që ka edhe selia e GRU-së, dhe komandanti i njësisë 45807 është Igor Kostyukov, i cili është udhëheqësi i GRU-së. Projekti “Storm Z” zyrtarisht u iniciua me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm më 24 shkurt 2023, sipas dokumentarit të Systema-s.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes dhe GRU-ja kanë bashkuar formacione të ndryshme mercenare në një strukturë të vetme: Korpusi i Vullnetarëve. Ky korpus përfshin njësi ku luftëtarët kanë shërbyer nën statusin e njëjtë të të ashtuquajturve vullnetarë, sikurse edhe disa njësi të BARS-it (Rezervistët sulmues të shtetit) dhe dhjetëra detashmente nga kompania private mercenare, Redut.

Ish të burgosurit nga “Storm Z” luftuan në Ukrainë nën statusin e njëjtë të vullnetarëve, pasi nënshkruan të ashtuquajturat kontrata për vullnetarë. Kontratat kishin disa kufizime. Për shembull, të burgosurit nuk mund të shkëpusnin vetë kontratat, ata kishin paga të ulëta dhe kishin pak përfitime. Në shkurt të vitit 2023, GRU-ja mori rolin e mbikëqyrëses ndaj pothuajse të gjitha njësive “vullnetare” dhe “Storm Z”, duket se nuk ishte përjashtim./ REL

Video

Shoqëria Civile në fillim të viteve 2010 VideoCredits: Adi Darsi

Në Gjadër u zhvillua një tubim simbolik në 2 vjetorin e marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni. Aktivistë shqiptarë dhe italianë u mblodhën për të kujtuar marrëveshjen e shumëdebatuar për ngritjen e kampit të emigrantëve në territorin shqiptar. Gjatë aktivitetit, protestuesit bllokuan për disa minuta autobusin e stafit italian, ndërsa në terren ishin angazhuar forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Pjesëmarrësit akuzuan qeveritë e të dy vendeve për mungesë transparence dhe mosrespektim të të drejtave të refugjatëve që ndodhen ende në qendër. Ata theksuan se, ndonëse Italia kishte premtuar kushte në përputhje me standardet ndërkombëtare, kampi nuk ka arritur të funksionojë sipas qëllimit fillestar dhe vijon të shkelë të drejtat themelore të personave të strehuar aty. Tubimi në Gjadër vjen pak orë pas tubimit në Tiranë, ku organizatorët përsëritën kërkesën për mbylljen e plotë të kampit dhe garantimin e trajtimit njerëzor për çdo emigrant.

Reshjet më të dendura të regjistruara ndonjëherë në Vietnam kanë shkaktuar përmbytje shkatërruese në pjesën qendrore të vendit, duke marrë jetën e të paktën 13 personave, ndërsa 11 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Qytetet historike Hue dhe Hoi An janë goditur rëndë, me më shumë se 116,000 banesa të përmbytura dhe mijëra hektarë të tëra me kultura bujqësore të shkatërruara. Autoritetet lokale kanë mobilizuar forcat e shpëtimit dhe ushtrinë për të ndihmuar banorët e izoluar, ndërsa shumë zona mbeten të pakalueshme për shkak të ujit të lartë dhe rrëshqitjeve të dherave.

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Lushnjë–Berat, në afërsi të fshatit Barbullinjë, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal kullues. Sipas të dhënave paraprake, kamioni i ngarkuar me çakull, ka humbur kontrollin në dalje të një kthese dhe është përmbysur në anën tjetër të rrugës. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Lushnjës, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, i cili kishte mbetur i bllokuar në kabinë. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Burime spitalore bëjnë me dije se shoferi ka marrë plagë të rënda, por në momentin e nxjerrjes ishte i vetëdijshëm (koshient). Nga të dhënat paraprake të efektivëve të qarkullimit rrugor, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpërthimi i gomës së përparme të mjetit gjatë lëvizjes, çka ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin dhe kamioni të përmbyset.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme