Kronika 9 Maj 2025, 21:21 Nga VNA

Regjistrohen 58 çështje penale për krime zgjedhore

Ndaje në Whatsapp
Regjistrohen 58 çështje penale për krime zgjedhore

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar 35 procedime penale për krime zgjedhore nga të cilat 29 për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe 4 për korrupsion aktiv e pasiv në zgjedhje, ndërkohë që në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 23 procedime penale, kun ë katër raste është konkluduar se janë për korrupsion në zgjedhje.

Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK kanë raportuar gjatë dy ditëve të fundit se pranë këtyre institucioneve janë depozituar mbi 170 kallëzime dhe referime për krime zgjedhore. Sipas njoftimit të SPAK, deri të enjten më 8 maj janë administruar 123 materiale kallëzuese, ku në 35 raste është vendosur regjistrimi i procedimit penal. Për 22 denoncime është vendosur mosfillimi i hetimit penal, ndërsa 16 materiale kallëzuese u janë kaluar për kompetencë lëndore prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Ndërkohë, janë dërguar për verifikim të mnëtejshëm në polici 10 materiale kallëzuese.

Nga 35 çështjet për të cilat është filluar hetimi nga Struktura e Posaçme, 29 procedime janë regjistruar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”; 4 procedime janë regjistruar për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje; për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për qëllime politike është regjistruar një çështje penale dhe për qëllime politike dhe një tjetër çështje është regjistruar po për këtë vepër penale, si dhe për shpërdorim detyre.

Ndërkohë, sipas Prokurorisë së Përgjithsme, në prokuroritë e juridiksionit të përgjitshëm janë regjistruar gjithsej 54 kallëzime penale, të mbërritra nga Policia e Shtetit, nga SPAK, nga subjektet politike e nga qytetarët, si dhe të filluara kryesisht. Nga këto kallëzime janë regjistruar gjithsej 23 procedime penale. Pesë hetime kanë filluar në Prokurorinë e Fierit, nga të cilat dy për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, një procedim për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe dy për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Në Prokurorinë e Gjirokastrës janë regjistruar dy procedime penale për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” e “Kanosja apo dhunimi  ndaj  pjesëmarrësve  në  zgjedhje”. Katër procedimet e regjistruara në Elbasan janë për veprat penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shpërdorimi i autoritetit policor”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale oseveprimtaria kriminale” dhe “Vjedhje”. Në Durrës është regjistruar një procedim për “Shpërdorimi detyre” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”; në Dibër dy procedime për veprat penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Goditijet për shkak të detyrës”; në Shkodër dy procedime për “Korrupsion pasiv në zgjedhje” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”; në Sarandë dy procedime për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe “Dëmtimi  me  dashje  i  materialit  zgjedhor”; në Prokurorinë e Kukësit, të Korçës dhe Vlorës nga një procedim penal në secilën për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”; si dhe dy procedime në Prokurorinë e Lezhës për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, “Kanosja apo  dhunimi  ndaj  pjesëmarrësve  në  zgjedhje” e “Mbajtja  pa  leje  dhe  prodhimi  i  armëve,  armëve  shpërthyese dhe i  municionit”.

Për 10 prej kallëzimeve është vendosur mosfillimi i hetimit, ndërkohë që për një prej procedimeve të regjistruara në Dibër është dërguar çështja për gjykim ndaj një të pandehuri, ndaj të cilit nuk është kërkuar caktimi i ndonjë mase sigurimi personal. Një tjetër procedim i regjistruar në Prokurorinë e Gjorikastrës, është dërguar në gjykatë për pushim./BIRN/

 

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme