Kronika 18 Maj 2025, 14:33 Nga VNA

Punonjësi ra në kontakt me energjinë dhe humbi jetën, prokuroria Fier çon në gjyq ndërtuesin dhe 2 zyrtarë vendorë

Ndaje në Whatsapp
Punonjësi ra në kontakt me energjinë dhe humbi jetën,

Prokuroria e Fierit përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale ndaj

kryeinspektorit, inspektorit të  IMT-së si dhe ndërtuesit, pasi shtetasi S.B. humbi jetën pas  kontaktit me energjinë teksa punonte.

Ndaj tyre rëndojnë 4 vepra penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, ‘Shpërdorimi i tokës’, ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.1418, të datës 16.09.2024, rezultoi se më 14.09.2024, në fshatin Suk-1, Njësia Administrive Strum, Bashkia Roskovec, ka humbur jetën shtetasi S.B, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Viktima S.B, teksa punonte në kantierin e shtetasit E.D, (I pandehur), ka rënë në kontakt me linjën e transmetimit të energjisë elektrike e cila ndodhej në afërsi të objektit pa leje që po ndërtohej nga i pandehuri E.D.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar fakti penal, që lidhet me veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashkuar nga neni 289 pg.1 i Kodit Penal, vepër e konsumuar prej shtetasi E.D. Ky shtetas rezulton se me cilësinë e ndërtuesit/porositësit, investitorit, nuk ka marrë masat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes në punë.

Nga ana e tij është realizuar një ndërtim pa leje, ku nuk ishte marrë asnjë masë në funksion të sigurimit të kushteve të punës apo sigurimit teknik në kantier. Detyrimi për marrjen e masave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes në punë buronin për të pandehurin nga ligji nr.10287 datë 18.02.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, V.K.M-në Nr.312, datë 5.5.2010 “Për Miratimin e Rregullores “Për sigurinë në kantier”, V.K.M nr.312/5.5.2010 dhe "Rregullore për sigurimin teknik për punën në ndërtim".

Ndaj të pandehurit E.D, prokuroria ngriti akuzë për dhe veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", parashikuar nga neni 199/a pg.4, i Kodit Penal. I pandehuri E.D, rezultoi se kishte realizuar një ndërtim pa lejen e organeve kompetente për qëllime fitimi. Ndërtimi i paligjshëm rezultoi të ishte realizuar mbi një sipërfaqe tokë bujqësore prej 320 m2. Për këtë fakt prokuroria ka konstatuar element të veprës penale “Shpërdorimi i tokës”, parashikuar nga neni 199 i Kodit Penal. I pandehuri rezultoi se ka ndërtuar në kundërshtim me destinacionin e tokës bujqësore, në kundërshtim me parashikimet e ligjit nr.9244 datë 17.06.2004 “Për mbojtjen e tokës bujqësore”, i cili në nenin 14 të tij, ndalon veprimtarinë ndërtimore në tokat bujqësore.

Gjithashtu, është hetuar në lidhje me veprimet apo mosveprimet e organeve shtetërore sa i përket ndërtimit pa leje. Nga hetimi u provua se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Roskovec, ka qënë në dijeni të ndërtimit pa leje dhe nuk ka marrë asnjë masë në funksion të përmbushjes së detyrave funksionale. Provat shkresore provuan se; kryeinspektori E.Ç dhe inspektori S.M, me detyrë pranë IMT-së Bashkia Roskovec, megjithse ishin vënë në dijeni të ndërtimit pa leje, nuk kishin përmbushur detyrat funksionale, dhe as proceduar sikurse parashikohet në ligjin Nr.9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” dhe ligjin nr.107/2024 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Prej punonjëse që ushtronin detyrat e mësipërme nuk është ushtruar kontroll mbi territorin dhe as marrë masat ligjore edhe pas konstatimit të ndërtimit pa leje. Në këto rrethana prokuroria ka ngritur akuzë ndaj tyre për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal.

Në përfundim është kërkuar dërgimi i çështjes në gjyq për të pandehurëve:

-E.D, me akuzën për kryerjen e veprave penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”,“Shpërdorimi i tokës”,“Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga nenet 289 pg.1, 199, dhe  199/a pg.4 i Kodit.

-E.Ç, me akuzën për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal.

-S. M, me akuzën për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal.

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme