Rajoni 25 December 2024, 23:25 Nga VNA

Protestat në Serbi nuk kanë të ndalur, ja çfarë po ndodh në Beograd

Ndaje në Whatsapp
Protestat në Serbi nuk kanë të ndalur, ja çfarë po

Studentët e Universitetit të Beogradit, të cilët janë në bllokadë për javë të tëra, mbajtën një tjetër protestë. Tubimi filloi para Qeverisë së Serbisë, ku për 15 minuta heshtje nderuan 15 viktimat e tragjedisë në Novi Sad. Më pas, studentët shkuan drejt ndërtesës së Prokurorisë së Lartë me qëllimin për të dorëzuar letra drejtuar prokurores së përgjithshme Zagorka Dollovac.

”Presim që institucionet të reagojnë dhe të fillojnë të bëjnë punën e tyre”, thotë një studente. Ndërsa një student tjetër shton se “është e rëndësishme që kryeprokurorja të shohë që ne kemi letra për të dhe të kryejë detyrën që nuk e ka kryer vitet e kaluara”.

Para Prokurorisë, studentët ngritën qindra letra në ajër dhe lanë një grumbull në hyrje, duke kërkuar që prokurorja të reagojë. Ata kërkojnë ndjekjen penale të përgjegjësve, publikimin e dokumentacionit për rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad dhe nisjen e procedurave kundër sulmuesve të protestuesve. Përmbajtja e letrës u lexua dhe u dorëzua zyrtarisht.

Kryeprokurorja Dollovac i ftoi studentët ta formojnë një delegacion për bisedime, por ata do të vendosin më vonë për këtë.

Na është thënë të formojmë një delegacion dhe t?i njoftojmë. Do ta shqyrtojmë këtë dhe do t’u njoftojmë”, tha Boris Stanishiq, student i Fakultetit Juridik.

Në protestë ishin edhe profesorë.

“Në Serbi, për fat të keq, mbretëron diktati, institucionet janë pothuajse inekzistente dhe ato përbëhen nga ndjekës që e zbatojnë atë diktat nga frika dhe përfitimet personale”, tha Bojan Spajiq, profesor i Fakultetit Juridik.

Autoritetet akuzojnë studentët për protesta me motive politike të drejtuara kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Studentët e mohojnë këtë, duke theksuar se kërkesat e tyre synojnë që institucionet kompetente ta bëjnë punën e tyre. Bllokadat e fakulteteve, siç thonë ata, do të vazhdojnë derisa të plotësohen të gjitha kërkesat.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme