Bota 10 April 2025, 19:49 Nga VNA

Protestat masive në Stamboll/ Lirohen mbi 120 persona të arrestuar gjatë tubimeve antiqeveritare

Ndaje në Whatsapp
Protestat masive në Stamboll/ Lirohen mbi 120 persona të arrestuar

Turqia ka liruar më shumë se 120 persona më 10 prill, të cilët ishin arrestuar gjatë protestave masive antiqeveritare të mbajtura muajin e kaluar.

Gjykatat në Stamboll kanë liruar me kusht 127 të akuzuar, shumica prej të cilëve studentë të cilët u arrestuan në shtëpitë e tyre më 24 mars, pasi morën pjesë në demonstratat që u nxitën nga burgosja e kryetarit të qytetit, Ekrem Imamoglu.

Imamoglu, që u arrestua më 19 mars nën akuza për korrupsion dhe terrorizëm, shihet si kundërshtari kryesor ndaj sundimit 22-vjeçar të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Burgosja e tij është parë gjerësisht si e motivuar politikisht dhe ka nxitur protesta mbarëkombëtare. Qeveria ka insistuar se gjyqësori në Turqi është i pavarur dhe nuk ndikohet politikisht.

Më shumë se 2.000 persona janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protestat më të mëdha që janë organizuar në Turqi për më shumë se një dekadë. Nga ta, afër 300 persona janë në burg dhe po presin gjykimin.

Ata që u liruan të enjten akuzohen se kanë marrë pjesë në protesta të ndaluara.

Një gjykatë liroi 102 të akuzuar, shumica nga ta studentë, duke thënë se ata paraqesin rrezik të vogël që të arratisen, por ua kanë ndaluar që të udhëtojnë jashtë vendit. Ndërkaq, një gjykatë tjetër liroi 25 persona me kusht që të raportojnë rregullisht në polici./rel/

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme