Politika 11 January 2026, 10:06 Nga VNA

Nga kanalet e bllokuara te klima globale: Rama e kthen përmbytjen në Shqipëri në histori ndërkombëtare

Ndaje në Whatsapp
Nga kanalet e bllokuara te klima globale: Rama e kthen përmbytjen në

Në episodin e radhës të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama iu rikthye përmbytjeve që prej ditësh kanë mbajtur nën ujë zona të tëra të vendit, por jo për t’u ndalur te kanalizimet, ndërtimet pa kriter apo përgjegjësitë konkrete. Zgjodhi një kornizë më komode: klimën globale.

Sipas Ramës, ajo që po ndodh në Shqipëri nuk është as befasuese, as e veçantë. Një masë ajri e ftohtë nga veriu u përplas me një valë të ngrohtë nga Mesdheu dhe solli reshje intensive, një skenar që – siç tha ai – ka prodhuar pamje “apokaliptike” deri në Stamboll. Mesazhi ishte i qartë: nuk jemi vetëm, kështu është bota.

“Ndryshimi klimatik nuk është vetëm vapë vere, por edhe stinë të çrregullta, mot këmbëngulës, më shumë zjarre e më shumë përmbytje”, shpjegoi kryeministri, duke e quajtur këtë realitet “kuadratin e ri klimatik” dhe duke shtuar, me krenari, se shteti sot është më i përgatitur falë investimeve.

Është një mënyrë të foluri që të kujton menjëherë frazën e famshme të Elisa Spiropalit për ngjarje të tjera: ndodhin kudo në botë, bëhen edhe filma. Jo sepse bëhet fjalë për të njëjtën ngjarje, por sepse mekanizmi është i njëjtë. Kur realiteti bëhet i rëndë, ai shndërrohet në narrativë; kur përgjegjësia afron, ajo zhvendoset diku larg, te klima, te harta, te bota.

Në këtë version të historisë, përmbytjet nuk janë pasojë e viteve me beton, lumenj të mbytur dhe kanale të harruara, por thjesht një episod i pashmangshëm i një filmi global. Drama është reale për njerëzit që nxjerrin ujin nga shtëpitë, por skenari zyrtar mbetet i njëjtë: këtu nuk ka fajtorë, vetëm mot. Dhe si çdo film i mirë, fundi mbetet gjithmonë i hapur.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme