Politika 10 January 2026, 20:02 Nga VNA

Lapaj parakalon Berishën. Cakton protestë një javë para PD

Ndaje në Whatsapp

Lapaj parakalon Berishën. Cakton protestë një javë para PD

Pas Sali Berishës, edhe kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka njoftuar organizimin e një proteste kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet të shtunën, më 17 janar, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë. Ai nënvizon se kjo protestë është kundër pushtetit të korruptuar, qeverisë kriminale duke theksuar që gjithashtu kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se po sot edhe Partia Demokratike caktoi datën 24 janar për të mbajtur protestën kombëtare.

Diferenca me një javë mes protestave, tregon edhe një herë se opozita vijon të jetë e ndarë në betejën me qeverinë.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme