Politika 10 January 2026, 18:09 Nga VNA

Sheshe bosh, privilegje plot: Salianji akuzon rrogëtarët e PD-së

Ndaje në Whatsapp

Sheshe bosh, privilegje plot: Salianji akuzon rrogëtarët e PD-së

Simpatizantë dhe anëtarë të degës së Partisë Demokratike në Korçë, përfshirë drejtues seksionesh dhe struktura organizative, janë mbledhur sot në një takim të organizuar nga Ervin Salianji, në kuadër të lëvizjes së tij për riorganizimin e PD-së. Takimi u zhvillua në një sallë të mbushur kryesisht me të rinj, ku disa prej tyre folën hapur për problemet e thella me të cilat, sipas tyre, po përballet prej kohësh Partia Demokratike.

Në çdo diskutim u theksua se demokratët nuk janë mbledhur kundër Partisë Demokratike, por për ta shpëtuar atë dhe për t’i rikthyer identitetin politik dhe moral që, sipas pjesëmarrësve, është zbehur ndër vite.

Gjatë fjalës së tij, Ervin Salianji nuk i kurseu kritikat e ashpra ndaj lidershipit aktual të PD-së, duke akuzuar një pjesë të drejtuesve dhe deputetëve se po e mbajnë peng partinë për interesa personale. Ai i quajti ata “rrogëtarë” dhe sipas tij, duan ta mbajnë PD-në të nënshtruar dhe të përgjumur.

“Kam dëgjuar shumë që thonë: ‘Takimet e mia me demokratët shqetësojnë demokratët’. Jo, jo. Shqetësojnë vetëm Edi Ramën”, deklaroi Salianji, duke shtuar se sjellja e lidershipit është kontradiktore dhe pa parime.

“Paradite ofrojnë bashkinë, pasdite përjashtojnë. Paradite kërkojnë drejtësi, pasdite shajnë me libër shtëpie SPAK-un. Në mëngjes thonë se Avokati i Popullit u zgjodh nga Rama dhe pasdite Avokatja e Popullit merr funksion nga Rama”, tha ai.

Salianji ngriti gjithashtu pyetjen se kush i ka boshatisur sheshet dhe protestat e opozitës, duke theksuar se, edhe pse Edi Rama, sipas tij, vjedh zgjedhjet, problemi i madh qëndron brenda vetë opozitës.

“Ka një diferencë të madhe mes njerëzve që duan të fitojnë dhe atyre që duan të ruajnë privilegjet. Partia Demokratike nuk mund të jetë peng i rrogëtarëve që duan ta mbajnë të përgjumur dhe të nëpërkëmbur. Interesi i qytetarëve është të fitojnë zgjedhjet, ndërsa interesi i rrogëtarëve janë privilegjet personale”, u shpreh Salianji.

Takimi në Korçë u mbyll me mesazhin se riorganizimi i PD-së duhet të nisë nga baza dhe se, sipas pjesëmarrësve, vetëm një rikthim te parimet dhe identiteti i saj mund ta nxjerrë opozitën nga kriza e thellë ku ndodhet.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme