Politika 18 February 2026, 19:37 Nga VNA

KQZ miraton fletën e referendumit “Pro Familjes”: Celibashi hap procedurën mes boshllëkut ligjor për referendumet në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp

KQZ miraton fletën e referendumit “Pro Familjes”: Celibashi hap

Në një seancë publike që, në pamje të parë, dukej thjesht teknike, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi vijoi shqyrtimin e kërkesës për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve për një referendum të përgjithshëm mbi çështje të rëndësisë së veçantë. Në fund të seancës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi kërkesën dhe modelin e formularit, duke i hapur rrugë fazës së mbledhjes së firmave nga grupi nismëtar “Pro Familjes”.

Grupi, i përbërë nga 16 anëtarë, ka paraqitur kërkesën për nisjen e procedurave të referendumit me argumentin e “mbrojtjes së familjes” si një çështje me rëndësi të veçantë publike. Vendimi i KQZ-së nuk nënkupton zhvillimin automatik të referendumit, por është hapi i parë formal që lejon organizatorët të mbledhin nënshkrimet e nevojshme për të vijuar procesin.

Megjithatë, ajo që e bën këtë zhvillim më të veçantë është konteksti ligjor ku ai ndodh. Shqipëria, paradoksalisht, nuk ka një ligj të posaçëm për referendumet. Procedurat mbështeten në një situatë të pazakontë juridike: ekzistencën e dy ligjeve me të njëjtin titull – “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.

Ligji i vitit 2003, që dikur rregullonte të gjithë procesin zgjedhor, ka mbetur në fuqi vetëm për kapitullin që lidhet me referendumet. Ndërsa kodi i vitit 2008 zëvendësoi pjesën tjetër të sistemit elektoral, duke lënë në jetë vetëm këtë fragment të vjetër ligjor. Kështu, referendumi në Shqipëri funksionon mbi një bazë ligjore të ndarë në dy epoka, ku një pjesë e rregullave është moderne, ndërsa tjetra mbetet trashëgimi e një kodi që praktikisht nuk ekziston më si i tërë.

Në fund të ditës, për Ilirian Celibashi ky është edhe një proces tjetër që i shtohet kalendarit të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve — një procedurë që sjell aktivitet institucional, angazhim administrativ dhe, natyrshëm, edhe nevojë për burime e financime shtesë për administrimin e saj. Në planin formal gjithçka duket në rregull: formularë, afate, seanca publike dhe një proces që ecën sipas procedurës. Por realiteti mbetet më i ndërlikuar: terreni ku zhvillohet ky referendum është ligjërisht i paqartë, i mbështetur mbi një fragment të mbetur nga një kod i vjetër dhe jo mbi një ligj të posaçëm e të unifikuar për referendumet. Kështu, ndërsa institucioni funksionon dhe procesi avancon, pyetja që mbetet pezull është nëse normaliteti procedural mund të fshehë faktin se baza ligjore ku mbështetet gjithçka vazhdon të jetë, në thelb, një zonë gri — më shumë kompromis praktik sesa siguri juridike.

KQZ miraton fletën e referendumit “Pro Familjes”: Celibashi hap

Lexo gjithashtu

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme