Politika 18 February 2026, 13:46 Nga VNA

Berisha sulmon Kushtetuesen për çështjen Balluku, por anashkalon Sonila Bejten që vetë e kishte kthyer në simbol të opozitës

Ndaje në Whatsapp
Berisha sulmon Kushtetuesen për çështjen Balluku, por

Kreu i PD Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar ka sulmuar ashpër gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese për vendimin që lidhet me pezullimin e Belinda Ballukut.

Në deklaratat e tij, Berisha akuzoi gjyqtarët që votuan pro qëndrimit të qeverisë, duke përdorur tone të forta dhe duke folur për ndikim politik mbi vendimmarrjen e Kushtetueses.

Megjithatë, në qëndrimin e tij ai përmendi vetëm një nga gjyqtaret që votoi në atë linjë, Sonila Bejtjan, e cila në të kaluarën është përmendur disa herë nga vetë Berisha si figurë e opozitarizmit brenda Gjykatës Kushtetuese dhe është përdorur si referencë politike nga opozita. Ky detaj krijon kontrast me retorikën aktuale të kreut demokrat.

Kujtojmë se më 7 shkurt, me një vendim 4 me 4, Gjykata Kushtetuese la në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin e Ballukut nga detyra, pas marrjes së saj të pandehur nga SPAK në lidhje me tenderin e tunelit të Llogarasë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme