Politika 18 February 2026, 14:03 Nga VNA

Mesazh i qartë nga Brukseli: McAllister kërkon dialog nga opozita ndërsa përjashton mundësinë e një takimi me Sali Berishën

Ndaje në Whatsapp
Mesazh i qartë nga Brukseli: McAllister kërkon dialog nga opozita

Gjatë vizitës në Tiranë, kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, u ndal veçanërisht te roli i opozitës dhe klima politike në vend, duke shprehur shqetësim për nivelin e lartë të polarizimit. Ai theksoi se Shqipëria ka bërë progres në rrugën e integrimit, por nënvizoi se stabiliteti politik dhe dialogu mbeten të domosdoshëm për ecjen përpara të procesit europian.

McAllister kërkoi që shumica dhe opozita të angazhohen më shumë në dialog institucional, duke theksuar se përplasjet politike dhe protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale. Sipas tij, opozita duhet të jetë pjesë e procesit të dialogut dhe debatit politik, ndërsa mazhoranca duhet të krijojë hapësirën e nevojshme për këtë.

Ai bëri të ditur se gjatë vizitës është takuar me një përfaqësi të opozitës, mes tyre Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi, ndërsa nuk pati një takim me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme