Politika 18 February 2026, 19:03 Nga VNA

Berisha shpjegon korrupsionin e qeverisë duke relativizuar figurën e Enver Hoxhës: Diktatori shtëpinë nuk ua la fëmijëve

Ndaje në Whatsapp

Berisha shpjegon korrupsionin e qeverisë duke relativizuar figurën e

Kreu i PD, Sali Berisha, ka bërë një krahasim paksa të çuditshëm në takimin me demokratët në Sukth, të Durrësit. Duke folur për vjedhjet e administratës së Edi Ramës, kryedemokrati u ndal tek skandali i drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, për të cilët tha se vjedhjet e tyre nuk krahasohen as me ato të Enver Hoxhës.

“Sa i përketë vjedhjes, saç kanë vjedh 3 drejtorët e bashkisë së Tiranës, të marrësh të gjitha vjedhjet e Byrosë Politike me në krye Enver Hoxhën për 46 vite, janë më shumë të drejtorëve”, tha ai.

Për ta hiperbolizuar vjedhjen e drejtorëve të bashkisë, Berisha shkoi deri aty sa e nxorri Enver Hoxhën si njeriun që ka qenë korrekt me ligjin. Kreu i PD tha se diktatori pati një shtëpi 3 kate, por nuk e regjistroi në emër të fëmijëve të tij.

“Ja ku e ka shpinë ai që e ndërtoi, 3 kate nuk e rregjistroi në emër të tij, që mund ta regjistronte 20 herë. Jo e regjistroi në emër të shtetit. Nuk Jau la fëmijëve të tij. E ndërtoi me para të shtetit, kishte lehtësirapor të gjitha lehtësirat e tij të dashur miq të marra së bashku nuk bëjnë sa hoteli 20 katësh në qelq i drejtorëve të Tiranës”, tha ai.

Është hipokrizi dhe turp të relativizosh figurën e Enver Hoxhës vetëm për të sulmuar qeverinë. Por duket se për Berishën nuk përbën problem për ta shfaqur diktatorin si njeri që repektonte ligjin, ndërsa harron se vila e diktatorit është e sekuestruar nga familja Qemal Biçakçiu dhe ende nuk dihet me siguri nëse qeveritë e 35 viteve e kanë kthyer tek i zoti.

Ka plotë mënyra për ta shpjeguar korrupsionin e qeverisë Rama, por të zgjedhësh duke ngritur lartë emrin e një diktatori që vrau, dhunoi, varfëroi dhe dëboi nga shtëpitë e tyre mijëra shqiptarë të pafajshëm, është një divergjencë e turpshme.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme