Kronika 26 March 2025, 20:36 Nga VNA

Përplasja për pronat në resortin e shpallur investim strategjik, policia shoqëron 6 banorë të Rrjollit

Ndaje në Whatsapp
Përplasja për pronat në resortin e shpallur investim strategjik,

Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë u përpoqën të pengojnë fillimin e punimeve të një resorti, në pronësi të kompanive të vëllezërve Ulaj, i shpallur investim strategjik nga qeveria, pasi akuzojnë se u ka përvetësuar padrejtësisht pronat. Pas ndërhyrjes së Policisë së Shkodrës 6 prej tyre u shoqëruan.

Disa dhjetëra banorë të fshatit Rrjoll në Velipojë u përplasën të mërkurën me policinë në afërsi të një zone 2.2 kilometra nga fshati ku filluan punimet për resortin turistik Blue Borgo, i cili ka marrë statusin e investimit strategjik nga qeveria në mbledhjen e 30 dhjetorit 2024.

Banorët e zonës kërkuan ndalimin e punimeve deri në sqarimin e statusit të pronës që ata pretendojnë se po u përvetësohet përmes dokumenteve të falsifikuara.

“Kam 400 dynym tokë me dokumente të rregullta, me vendime gjykate të vitit 1996 dhe 2008. Askush nuk më ka thënë se prona ime është marrë. Para një jave, më njoftuan se po punohej në tokën time,” thotë Ndue Shullani, një prej banorëve protestues.

Për shkak se banorët tentuan të kalonin kordonin e policisë dhe të pengonin punimet, forca të policisë përfshi ato të ndërhyrjes së shpejtë shoqëruan 6 prej tyre. Në videot e bëra publike nga banorët shihet policia, më e shumtë në numër se protestuesit, të shoqërojë disa prej tyre.

Kryeplaku i fshatit Rrjoll Lucë Toli, tha për medias se shoqërimi i banorëve dhe ndërhyrja e policisë ishte e padrejtë. Ai tha se ata kërkonin të sqaroheshin mbi statusin e pronës, që sipas tij u përket banorëve. “Shoqëruan rreth 6-7 banorë. Ndërkohë punimet vazhdojnë atje pa i dhënë llogari kujt”, tha Toli, që shtoi se as policia dhe as kompania nuk kishin paraqitur letra.

Banorët thonë se një person i panjohur në zonë, i identifikuar prej tyre si Fatmir Shpellza paraqitej si pronarë i 1500 dynymëve, përfshi edhe zonën ku po investohet. Ata thonë se kanë dokumente që toka është në pronësi të 60 familjeve nga fshati që prej vitit 1920. “Unë dua të ballafaqohem me letrat e personit. Është transferuar prona, është marrë në mënyrë të dyshimtë. Nuk e njohim këtë person, del me 1500 dynym tokë. E di Fatmir Shpellza me kë e ka bërë”, tha Prek Molla, banor i zonës.

Për arrestimin e banorëve reagoi kryetarja e Partisë Demokratike në Shkodër, e cila kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre. “E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese dhe nuk mund të pengohet nga askush, e aq më pak nga policia e shtetit. Këta banorë nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa dialogun dhe njohjen me faktet dhe pretendimet e tyre nga organet ligjzbatuese”, deklaroi Eliona Shkreli.

Resortin turistik Blue Borgo po ndërtohet nga kompania Gener 2 dhe Aba Blue Bongo, edhe kjo në pronësi të vëllezërve Ulaj. Kompania ka marrë statusin e investitorit strategjik dhe do të ndërtojë mbi një sipërfaqe prej 147 hektarësh në bregdetin mes Rana e Hedhun dhe Velipojës. Sipërfaqja e zënë nga investimi është në kategorinë e peizazheve të mbrojtura.

Të ashtuquajturat investime strategjike kanë hasur edhe më herët kundërshti të banorëve kryesisht për shkak të konfliktit të pronësisë. Kompania Gener 2 dhe Fatmir Shpellza nuk qenë të arritshëm për koment./BIRN/

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme