Kronika 26 March 2025, 20:03 Nga VNA

Dëshmon Arten Hamzai, biznesmeni nga Vlora pronar i disa bizneseve në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Dëshmon Arten Hamzai, biznesmeni nga Vlora pronar i disa bizneseve në

Arten Hamzai, djali i Alfredo Hamzai, një person i dyshuar si drejtues i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, i tha Gjykatës së Apelit të Brukselit të mërkurën se nuk kishte asnjë informacion mbi aktivitetet e babait të tij dhe se ai ishte i bindur që ai merrej vetëm me pasuri të paluajtshme.

Ky 27-vjeçar, i shpallur i pafajshëm në shkallë të parë, ka deklaruar edhe një herë pafajësinë e tij, duke mohuar çdo lidhje me trafikun e drogës. Në kuadër të hetimit të koduar "Shqiponja e Zezë", 34 individë janë akuzuar se i përkasin një organizate kriminale që është aktive në shitjen e kokainës në shkallë ndërkombëtare.

Arten H. është lindur në Tiranë dhe jeton prej shumë vitesh në rajonin e Antwerpen në Belgjikë me prindërit e tij. Në kohën e ngjarjes, ai punonte si profesionist i lirë në një dyqan veshjesh që mbahej nga teza e tij, ndërkohë që studionte kontabilitet në një universitet në Antwerpen. Ai i tha gjykatës se kishte njohuri të kufizuara për aktivitetet e babait të tij. "Babai im ishte i përfshirë në pasuri të paluajtshme dhe kishte trashëguar shumë para. E dija se ai kishte një precedentë penal, por më kishin thënë se ky ishte një rast para se të lindja," shtoi ai.

Në lidhje me informacionet mbi urdhërarrestet ndërkombëtare të lëshuara për babain e tij në vitet 2020 dhe 2021, ai tha se nuk ishte në dijeni për to, edhe pse jetonte me të dhe nënën e tij në shtëpinë e tyre familjare në Deurne.

Djali i Alfredo H. gjithashtu u pyet për orët luksoze që kishte në pronësi, të tilla si ato marka Rolex dhe Richard Mille, të cilat mund të arrijnë deri në 400 mijë euro. Ai theksoi se kishte pasur një interes të veçantë për orët mekanike që në fëmijëri. Sa i përket aksioneve që kishte në kompani të ndryshme, përfshirë Summer Dépôt, Bakkery Factory, Peer 2019 dhe 2A Construction, ai theksoi se nuk ishte i informuar për këtë.

Në fund, ai vazhdoi të mohojë çdo lidhje me aktivitetet kriminale të babait të tij, duke deklaruar se nuk kishte dijeni për pasuritë dhe aktivitetet e tij të dyshuara.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme