Kronika 25 Mars 2025, 22:03 Nga VNA

 “Në Shënjestër” zbardh përgjimet e organizatës së Armando Pacanit: Të shpërthejë ai, gruaja dhe fëmijët! As qeni të mos shpëtojë!

Ndaje në Whatsapp
 “Në Shënjestër” zbardh përgjimet e

Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej trafikantëve më të rëndësishëm të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.

Roli i Armando Pacanit shpjegohet në detaje, duke nisur nga jeta e tij e hershme e karakterizuar me prejardhjen nga një familje normale e zhvendosur në Tiranë nga Përmeti te emigrimi në Gjermani dhe telashet me drejtësinë.

Në Shënjestër

Po për t’u kthyer te personazhi ynë, shqiptari Armando Pacani, është me interes të shikohet edhe rasti i dytë i përfshirjes së tij në këtë organizatë që më shumë ka mbetur një rast i dyshuar se sa një bindje e hetuesve brazilian, mbi praninë e tij të plotë në këtë dërgesë me kokainë, e cila këtë herë del se është zhvendosur në një port tjetër, në Holandë, vetëm 6 muaj, pasi u verifikua nëpërmjet komunikimeve në Sky Ecc, se ishte pritësi i drogës në portin e Hamburgut në Gjermani.

Bëhet fjalë pikërisht për këtë ngarkesë, që i takon muajit dhjetor të vitit 2020.

Hetimet braziliane

Çështja i referohet dërgesës së kokainës në Holandë, e fshehur në një ngarkesë tanine, në dhjetor të vitit 2020.  Edhe pse nuk kishte asnjë sekuestrim të drogës apo monitorim të kontrolluar të procesit, sipërmarrja u identifikua nga analiza e dialogut të mbajtur duke përdorur softuerin SKY Ecc. Në bazë të aspekteve tashmë të provuara nga hetimi, rezulton se Alvarenga ka furnizuar me drogën Armando Pacanin ku ai që organizoi logjistikën portuale ishte Cesar, i cili mori pagesa për llogaritë nga kompanitë e tij.

Por këto nuk do të ishin rastet e vetme kur Armando Pacani del si blerës i drogës që vinte nga Brazili, për llogari të organizatës kriminale ‘ORCRIM’. Episodi i tretë ku sërish në skenë del emri i tij, është ai datës 12 shkurt 2022, ku këtë herë droga nuk mundi të dalë nga Brazili.

Kjo pasi autoritetet në këtë vend u treguan më të shpejtë në veprim dhe prej kohësh kishin vënë në targetin e tyre këtë organizatë dhe fijet e saj ku ashtu si në dy rastet e para, edhe në këtë episode tradhtia për personazhin tonë erdhi nga vetë bisedat që ai kishte shkëmbyer në aplikacionin Sky Ecc me drejtuesit e ‘ORCRIM’ në Brazil nga ku del se Armando Pacani, ishte në pritje të një dërgese me kokainë në Evropë.

Por më herët emri i tij del edhe një dërgesë tjetër që ka përfunduar në Holandë në dhjetor të vitit 2020.

Hetimet

12 Shkurt 2022

Policia Federale sekuestroi 2.5 ton kokainë në portin e Duque de Caxias, në Rio De Janeiro, që ishin fshehur në një magazinë të drejtuar nga Antonio Carlos Viana Gonzalves dhe Flavio Santos de Abreu ku të përshirë janë Rodrigo Paredes Alvarenga dhe Armando Pacani.

Duke analizuar mesazhet e shkëmbyera në aplikacionin SKY Ecc, u konstatua se Rodrigo e furnizonte me drogën shqiptarin Armando Pacani dhe dërgesa me kokainë mbahej në ruajtje, në pritje të dërgimit jashtë vendit. Ky rast tregon se ‘ORCRIM’ mban një strukturë të përhershme furnizimi me kokainë, në të cilën të hetuarit kanë lidhje me të gjitha fazat e zinxhirit të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke përfshirë laboratorët në Ande deri te blerësit e tyre në Evropë duke korruptuar edhe punonjësit e portit që punonin në skaner.

Edhe pse ishin në paraburgim një nga personat e hetuar mori një dërgesë droge në mesin e vitit 2021, duke koordinuar operacionin e quajtur ‘Fjalimi i Kryegjyshatës’. Analiza e fakteve të mësipërme, nga ku del se Armando Pacani është përgjegjës në Evropë për blerjen e ngarkesave të mëdha të kokainës nga shpërndarësit e Amerikës së Jugut, por problemi tashmë nuk ishte vetëm trafiku i drogës dhe pastrimi i parave që po kryente kjo organizatë.

Por edhe dhuna nga ku del se anëtarë të kësaj organizate flasin për kërcënime, rrëmbime deri edhe vrasje, çka duket se ishte kthyer në një shqetësim serioz për vetë organet ligjzbatuese në Brazil të cilët shikonin me shqetësim se si kjo organizatë po rritej jo vetëm në aktivitetin kriminal, por edhe se si po përdorte mjete të ndryshme të dhunës për të arritur qëllimet e saj.

Grafikë

Hetime braziliane

Sikur të mos mjaftonin sasitë e konsiderueshme të lëndëve narkotike të transportuara nga grupi, dëmi kryesor vjen nga problemi social i nxitjes së aktiviteteve të tjera të paligjshme, si grabitjet, rrëmbimet, vrasjet, pra përhapja e krimit në të gjithë shoqërinë.

Për të kuptuar se sa të rrezikshëm ishin këta individë, mjafton të lexojmë një ndër komunikimet midis tyre që siç shikohet në këtë raport, nuk kishte ndërmend të kursente askënd, madje, as qenin e familjes.

Bisedat në Sky Ecc

Megga: Pastaj ishte fundjavë dhe nuk thashë më asgjë unë do të ndërmarr një metodë tjetër me të.

Fantazma: Nëse pas kësaj bisede që do të kesh sot me të dhe mesazhin që do të marrë gruaja e tij nuk e zgjidh, atëherë çdo gjë do të shpërthejë, ai, fëmijët, gruaja, madje edhe qeni të mos shpëtojë. Sot është dita e fundit që duhet të vendosë.  Ky krimb nuk na bën dot për klloun. Betohem në Zot!

Por ndërsa Brazili kërkoi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ekstradimin e Armando Pacanit për llogari të drejtësisë në vendin amerikano-jugor, një vendim i fundit kontrovers i Gjykatës në Dubai, duke se ka shtyrë për një afat të pacaktuar depërtimin e shqiptarit të akuzuar për trafik ndërkombëtar të tonelatave me kokainë.

Sipas vendimit të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’ drejtësia në Dubai vendosi të lirojë Armando Pacanin, derisa Brazili të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë përkthimet në gjuhën arabe si dhe vulat zyrtare. Kërkesa për ekstradim që ishte kthyer pas edhe në muajin gusht të vitit 2024, ku Autoriteti Qendror i Emirateve të Bashkuara Arabe, i la afat 30 ditor autoriteteve në Brazil që të sillnin dokumentacion të përkthyer dhe të nënshkruar siç duhet, gjë që nuk ndodhi.

Ajo u dërgua përfundimisht më 3 dhjetor të vitit të kaluar. Pacani akuzohet se është marrësi i 17 tonëve kokainë të dërguar në Evropë, me një vlerë të përllogaritur prej 3.8 miliardë dollarë, ndërkohë që avokati i tij ka mbrojtur pafajësinë e klientit, duke deklaruar se provat janë të dyshimta dhe se liria e dhënë në Dubai është konform ligjit.

 

Video

? Kina thyen një tjetër rekord botëror me urën më të lartë në planet! Ura Huaijiang, një prej arritjeve më të mëdha inxhinierike të kohëve moderne, pritet të inaugurohet këtë muaj në provincën Guizhou. Me një lartësi marramendëse prej 624 metrash mbi tokë – pothuajse dyfishi i Kullës Eiffel – kjo urë e jashtëzakonshme vendos një standard të ri global.

Avishkar Rait, 16-vjeçari në Nepal që po udhëheq protestat Në një ceremoni shkollore në Shkollën e Mesme Angleze Holy Bell, Avishkar mbajti një fjalim të fuqishëm dhe të paharrueshëm, duke denoncuar hapur korrupsionin dhe mungesën e drejtësisë në vendin e tij. Ai u drejtua ndaj bashkëmoshatarëve dhe qytetarëve me këto fjalë: “Sot qëndroj këtu, qëndroj këtu me ëndrrën për të ndërtuar një Nepal të ri, me një zjarr shprese dhe pasioni që digjet brenda meje. Por zemra ime është e rëndë sepse kjo ëndërr duket se po zhduket. Ngrihuni dhe shkëlqeni, të ardhme të kësaj perandorie perandorake që po vjen. Unë, Avishkar Raut, drejtori i këtij instituti të përjetshëm perandorak, Shkolla e Mesme Angleze Holy Bell, ju mirëpres me krahë hapur në programin tonë të 24-t vjetor. E vendos veten para jush në këtë moment për të hedhur dritë brenda vetëdijes suaj duke shpuar limbusin e errët që rrethon mbi ju. Jam i pranishëm këtu sot për të përjetësuar një ndryshim monumental në rrjedhën e historisë. Nepali, nëna jonë, ky vend na lindi, na ushqye. Por çfarë kërkoi në këmbim? Vetëm ndershmërinë tonë, punën tonë të palodhur, kontributin tonë. Por çfarë po bëjmë ne? Jemi të kufizuar nga zinxhirët e papunësisë, duke parë një burim të gjerë mundësish. Jemi të bllokuar nga lojërat egoiste të partive politike. Korrupsioni ka thurur një rrjetë që po shuan dritën e së ardhmes sonë. Të rinj, ngrihuni! Ne jemi pishtarët e ndryshimit. Nëse ju nuk e ngrini zërin, kush do ta bëjë? Nëse ju nuk e ngrini zërin, kush do ta bëjë? Nëse ju nuk e ndërtoni këtë komb, kush do ta bëjë? Ne jemi zjarri që do të djegë errësirën. Ne jemi stuhia që do të zhdukë padrejtësinë dhe do të sjellë prosperitet. Paraardhësit tanë derdhën gjakun e tyre për të na dhënë këtë komb. Nuk mund ta shesim. Nuk mund ta humbasim. Ne jemi zjarri. Do ta djegim çdo dëshpërim. Tani, duhet të vendosim. A do ta bëjmë? Tani duhet të vendosim. A do të mbytemi në errësirën e dëshpërimit apo do të lindim si dielli i shpresës? A do ta bëjmë? A do ta ndryshojmë fatin e këtij kombi apo do ta lëmë të mbetet në pranga? Mbreti Birendra tha dikur: “Edhe nëse vdes, a do të jetojë vendi im?” Të gjithë të rinjtë, mbajini këto fjalë në zemrat tuaja dhe gdhendni një monument ndryshimi në rrjedhën e historisë. Nepali është i yni dhe e ardhmja e tij është në duart tona. Jai Yuga! Jai Nepal!”

?Tritoli te hoteli i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Policia u njoftua nga një mesazh Një sasi e pashpërthyer tritoli është gjetur në hyrje të hotelit të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Burime pranë policisë bëjnë me dije se janë sinjalizuar përmes një mesazhi se në hyrje të hotelit ishte vendosur një lëndë shpërthyese. Pas kontrolleve, forcat e rendit kanë gjetur sasinë e tritolit pikërisht në vendin e treguar nga personi që dha informacionin. https://www.vna.al/kronika/tritol-hotelit-te-ish-kryebashkiakut-vangjush-dako-ne-durres-i14463

? Elon Musk me deklaratë të fortë në marshimin “Bashkoni Mbretërinë” në Londër Përmes një video-mesazhi drejtuar pjesëmarrësve, miliarderi Elon Musk e quajti të majtën “partia e vrasjes”, duke iu referuar vrasjes së Charlie Kirk dhe festimeve të supozuara nga e majta. ? “Ka shumë dhunë nga e majta. Miku ynë u vra me gjakftohtësi dhe ata po e festojnë hapur. E majta është partia e vrasjes.” Musk kritikoi gjithashtu qeverinë britanike për “errozionin e shpejtë të Britanisë” dhe u shpreh se ka diçka të veçantë në të qenit britanik. https://www.vna.al/bota/elon-musk-e-majta-eshte-partia-e-s-mesazh-shperthyes-ne-marshimin-bas-i14457

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme