Politika 25 May 2024, 17:45 Nga VNA

Përplasja me Dumanin te Komisioni i Ligjeve, Alibeaj: Grupet Parlamentare të PS dhe Foltores kanë krijuar raporte tensioni me SPAK, vetëm PD e mbështet

Ndaje në Whatsapp
Përplasja me Dumanin te Komisioni i Ligjeve, Alibeaj: Grupet Parlamentare

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka folur në lidhje me raportimin e Altin Dumanit në Komisionin e Ligjeve dhe gjithashtu ka komentuar debatin e zhvilluar nga kreu i SPAK dhe deputetët e Kuvendit.

Në një intervistë për mediat, Alibeaj, u shpreh se nga debati kishte vërejtur se grupet Parlamentare të PS, Foltores dhe PL kanë krijuar raporte tensioni me SPAK, ndërsa theksoi se vetëm PD e mbështet.

“Ajo se çfarë vura re në debatin e panatyrshëm në Komisionin e Ligjeve është se grupet Parlamentare të PS, Foltores dhe PL kanë krijuar raporte tensioni me SPAK. I vetmi grupim që është në mbështetje të SPAK është Partia Demokratike”, tha ai.

Alibeaj tha se institucionet e pavarura të drejtësisë vijnë të raportojnë për gjendjen e kriminalitetit, por jo që të japin llogari.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme