Politika 24 Maj 2024, 17:50 Nga VNA

“Është momenti për t’u shkundur”, Meta: Nuk mund të pranojmë qeverisje globale

Ndaje në Whatsapp
“Është momenti për t’u shkundur”, Meta: Nuk

Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Drejtues Kombëtar, ndërsa në fjalën  e tij, presidenti i partisë, Ilir Meta, tha ndër të tjera se ata janë në hapat e para të një ringritje shpërthyese dhe të pandalshme, e cila do t’i dalë për zot vendit.

Meta shtoi se ky është momenti për t’u shkundur, pasi sipas tij nuk mund të pranohet një qeverisje globale, e cila i sheh qytetarët e saj si numra dhe statistika.

Ai theksoi se shkatërrimi i bujqësisë, blegtorisë dhe jo vetëm, nuk është rastësi, por agjendë për shpopullimin e vendit.

Presidenti i PL shtoi po ashtu se me programin e tyre, në një kohë të shkurtër  do të bëhet e mundur ringritja e këtyre fushave.

Meta: Jemi në hapat e para të një ringritjen shpërthyese dhe të pandalshme, që PL ti dalë zot vendit në një gjendje kritike.

Titulli i gazetës sllovene ku unë dhashë intervistën, i thotë të gjitha.

Eshte momenti për t’u shkundur të gjithë, sepse ne nuk mund të pranojmë qeverisjen globale, që nuk na sheh si shqiptarë, por si numra dhe statistika.

Nuk është i rastësishëm shkatërrimi i bujqësisë, e blegtorisë, për t’ia bërë jetën të padurueshme që të ikin dhe është pjesë e një agjende për shpopullimin.

Programi jonë, do të bëjë të mundur  që në një kohë të shkurtër, bujqësia, blegtoria dhe fusha të tjerë të ringrihen, e në gjithë Shqipërinë të kemi njerëz që mbështeten nga shteti i tyre, për të jetuar krenarë.

Duhet kudo të jemi në ballë të denoncimit dhe ballafaqimit me krimet që po bën Rilindja.

Kemi programin më të mirë. U habita nga përqendrimi që kishin në Malin e Zi për programin tonë. Ku do gjenden lekët? Lekët këtu janë. 3.3 miliard euro, Rama me lidhjet e tij i merr dhe i rrëmben pa u futur fare ne buxhetin e shtetin.

Çdo bebe që lind, e ka futurën te koka, 4.600 euro borxh. Përshëndes shumë ata drejtues të PL që pop bëjnë më të mirë për të shpjeguar 5 prioritetet. U kërkoj të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë kudo.

Oligarkët sot kontrollojnë gjithçka. Nuk është e drejtë të vazhdohet të minohet pavarësia e Kosovës. Turp i madh për PS-në, për diplomacinë shqiptare që nuk e përmend asnjëherë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Rama nuk e përmend këtë, sepse ai ka agjendë tjetër, atë të shkatërrimit të Kosovën. I patë pamjet, që ai nuk cohet t’i japë dorën kryeministrit të Kosovës. A ka pamje me të shëmtuar? Kurtit bravo i qoftë që ruajti qetësisë.

 

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme