Politika 24 May 2024, 15:28 Nga VNA

KLP të hënën vendos përfundimisht për mandatin e Alfred Ballës

Ndaje në Whatsapp
KLP të hënën vendos përfundimisht për mandatin e Alfred

Të hënën, Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi zhvillimin e një seance plenare, në finale të së cilës pritet të vendose nëse do ti ndërpresë ose jo mandatin Alfred Ballës, pas vendimit të Kolegjit të Posacëm të Apelimit që e shkarkoi nga detyra.

Alfted Balla u zgjodh anëtar i KLP-së nga Parlamenti si pjesë e Shoqërisë civile dhe mori drejtimin e qeverisë së pokurorëve, për shkak se ligji parashikon që ky institucioon duhet drejtuar nga anëtarët që vijnë nga jashtë radhëve të sistemit.

Balla ka ushtruar më herët detyrën e këshilltarit ligjor në Gjykatën e Lartë dhe duke qenë se ishte larguar para nisjes së procesit të vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta përfundojë procesin pa vendim përfundimtar, pasi nuk e konsideronte subjekt rivlerësimi.

Pas ankimit që bëri Komisioneri Publik në KPA, shkalla e dytë e vettingut vendosi shkarkimin e tij dhe urdhëroi që 15 vitet e ardhshme, Alfred Balla s’mund të bëhej pjesë e institucioneve të drejtësisë. Pas këtij vendimi, KLP do të vendosë nëse do ta lejojë të jetë në krye të institucionit apo ti ndërpresë mandatin. Balla pretendon se ai duhet të vijojë detyrën, për shkak se është i zgedhur nga radhët e shoqërisë civile.

NJOFTIMI Njoftim për media i Z.Alfred Balla aktualisht në detyrë kryetar i KLP-së. Duke u nisur nga interesi i gazetarëve dhe i publikut pas vendimit të KPA-së, më duhet personalisht të sqaroj; Nisur nga fakti që KLP-ja nuk kishte të programuar mbledhje për vendimarrje këtë javë apo javës që vjen; Fakti që 9 anëtarë të Këshillit kanë qenë deri sot për vizitë pune jashtë shtetit; Nuk ishte e domosdoshme dhe realizueshme mbledhja e Komisionit përkatës dhe e Këshillit në mënyrë urgjente. Nga ana tjetër në analizë të përmbajtjes së vendimit të KPA-së (shkurtim pasi ende nuk është zbardhur i plotë) të venë në dispozicion vlerësoj se: Nuk ka analizuar e vërtetuar fakte që të bënin të diskutueshme zgjedhjen time si anëtar jomagjistrat i KLP-së, për të pasur vend për tu zbatuar neni 149/ b i Kushtetutës. Gjithsesi, javës që vjen është planifikuar mbledhje e Komisionit dhe e Këshillit dhe ky problem do të analizohet e vlerësohet nga vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Dua të theksoj se, mua më ka mbaruar mandati kushtetues 5 vjeçar dhe po qëndroj në detyrë, për shkak të parashikimit kushtetues, deri në emërimin e personit që do më zëvendësoj. Ky spjegim është i nevojshëm, për mos krijimin e situatave abuzive, referuar vendimit të KPA-së dhe efektit që ai ka mbi një organ tjetër kushtetues, pasi nuk është në interes të publikut.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme