Politika 22 May 2024, 18:13 Nga VNA

Përcaktohen pagat për anëtarët e komisioneve që do japin licenca për kanabisin dhe lojërat e fatit

Ndaje në Whatsapp
Përcaktohen pagat për anëtarët e komisioneve që do

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është përcaktuar masa e pagesës për anëtarët e komisionit të Licencave për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe të  komisionit të licencave në autoritetin e mbikëqyerjes së lojërave të fatit.

Sa i përket komisionit për “Lojërat e Fatit”, kryetari do të marrë 35 mijë lekë për mbledhje, ndërsa anëtarët nga 30 mijë lekë.

Ndërsa anëtarët e komisionit për “Kanabisin mjekësor” do të të përfitojnë një pagesë prej 25 mijë lekësh për mbledhje, por jo më shumë se  12 pagesa në vit.

VENDIMET:

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË PAGESËS PËR ANËTARËT E KOMISIONIT TË LICENCAVE PËR KULTIVIMIN E CANNABIS-IT PËR QËLLIME MJEKËSORE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të pikës 5, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Anëtarët e emëruar në Komisionin e Licencave për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore përfitojnë një pagesë për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë komision, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë për mbledhje, por jo më shumë se 12 (dymbëdhjetë) pagesa në vit. 2. Ky vendim i shtrin efektet financiare nga momenti i bërjes efektiv të komisionit dhe këto efekte përballohen brenda buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. 3. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË SHPËRBLIMIT TË KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË LICENCAVE NË AUTORITETIN E MBIKËQYRJES SË LOJËRAVE TË FATIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 17/1, të ligjit nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “a”, të pikës 5, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Licencave për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të paraqitura në lidhje me aktivitetin e lojërave të fatit, pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit shpërblehen, si më poshtë vijon: a) Kryetari i komisionit, në masën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë për mbledhje; b) Anëtarët e komisionit, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë për mbledhje. 2. Çdo pagesë e anëtarëve të komisionit bëhet mbi bazën e dokumentit (listëprezencë ose procesverbal), që vërteton pjesëmarrjen në mbledhjet e komisionit. 3. Efektet financiare për shpërblimin e anëtarëve të Komisionit të Licencave, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. 4. Ngarkohet Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË PAGESËS PËR ANËTARËT E KOMISIONIT TË LICENCAVE PËR KULTIVIMIN E CANNABIS-IT PËR QËLLIME MJEKËSORE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të pikës 5, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Anëtarët e emëruar në Komisionin e Licencave për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore përfitojnë një pagesë për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë komision, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë për mbledhje, por jo më shumë se 12 (dymbëdhjetë) pagesa në vit. 2. Ky vendim i shtrin efektet financiare nga momenti i bërjes efektiv të komisionit dhe këto efekte përballohen brenda buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. 3. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme