Kronika 5 August 2026, 16:02 Nga VNA

Pas dëshmisë në Prokurorinë Speciale, drejtori i Portit të Durrësit: Kam zbatuar ligjin, ndihem i lehtësuar

Ndaje në Whatsapp

fdvfvdfvd.webp

Liburn Aliu, drejtor i Portit të Durrësit dhe ish-ministër i Mjedisit në Kosovë, ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku u mor në pyetje për çështjen e njohur si rasti i ambalazhuesve të ujit.

Në prononcimin e dhënë pas daljes nga Prokuroria, Aliu tha se ndihet i lehtësuar që, pas rreth dy vitesh, pati mundësinë të japë versionin e tij mbi hetimet.

Sipas autoriteteve, Aliu dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si ministër i Mjedisit, në periudhën 2021–2024, ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke synuar përfitim të kundërligjshëm për vete ose persona të tjerë dhe duke i shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës.

Ai i hodhi poshtë këto dyshime, duke theksuar se gjatë mandatit të tij ka vepruar në përputhje me ligjin dhe rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Sipas Aliut, nuk ekziston asnjë vendim që e lidh drejtpërdrejt me procesin nën hetim, ndërsa shtoi se edhe hetimet e deritanishme kanë qartësuar rolin e tij.

"Është një lehtësim që pas dy vitesh heshtje pata mundësinë të sqaroj situatën para Prokurorisë... Tani ndihem i lehtësuar", deklaroi Aliu.

Video

Neymar shpërthen pas ndeshjes, tension i madh në tunelin e stadiumit! Edhe pse Santos siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Brazilit me fitoren 1-0 ndaj Remos, vëmendjen e mori incidenti pas ndeshjes. I provokuar vazhdimisht nga tifozët vendas, Neymar reagoi duke iu përgjigjur me gjeste dhe fjalë, ndërsa situata u tensionua edhe më shumë në tunelin e stadiumit, ku pati përplasje verbale me tifozë dhe zyrtarë të klubit. Vetëm ndërhyrja e forcave të sigurisë shmangu një konflikt fizik.

Katër burra mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë në zonën e Covent Garden, në qendër të Londrës, ndërsa policia britanike arrestoi një grua 47-vjeçare si të dyshuar për ngjarjen. Sipas Policisë Metropolitane, shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje, ndërsa pjesë e operacionit ishte edhe Ambulanca Ajrore e Londrës, e cila u ul në sheshin Trafalgar për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve. Katër të lënduarit u transportuan në spital për trajtim mjekësor.

Kazakistani ka liruar në rezervatin natyror Ile-Balkhash tigreshën Amur, Umit, duke shënuar rikthimin e parë të tigrave në vend pas 78 vitesh. Kjo specie ishte zhdukur nga Kazakistani që në vitin 1948. Tigri Amur është shumë i afërt me tigrin e Kaspikut, një specie që dikur jetonte në Azinë Qendrore, por u zhduk plotësisht në vitet 1970. Umit është një nga katër tigrat që Rusia i ka dhuruar Kazakistanit në kuadër të një projekti për të rikthyer tigrat në habitatet ku kanë jetuar dikur. Qëllimi i programit është që kjo kafshë e rrallë të vendoset sërish në natyrë dhe të krijojë një popullatë të qëndrueshme në vend.

Ky është momenti kur një dron ndjek një shitës ambulant në rrugë, përpara se të shpërthejë pranë tij, duke e plagosur. Pamjet janë shpërndarë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili akuzoi Rusinë se po kryen sulme të qëllimshme ndaj civilëve. Ai u bëri thirrje vendeve të botës që ta shohin videon, duke e cilësuar atë si dëshmi të mënyrës se si, sipas tij, ushtarët rusë “kënaqen duke vrarë dhe terrorizuar civilët”. Zelensky e përshkroi incidentin si një tjetër rast të asaj që ai e quajti “safari me dronë”, duke pretenduar se forcat ruse përdorin dronë për të ndjekur dhe sulmuar banorët e Khersonit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme