Sociale 29 September 2024, 09:17 Nga VNA

Papa Françesku: Gruaja më e rëndësishme se burri, por e shëmtuar kur ajo dëshiron të jetë burrë

Ndaje në Whatsapp
Papa Françesku: Gruaja më e rëndësishme se burri, por e

Papa Françesku, gjatë fjalimit të tij përpara studentëve të Universitetit Katolik të Louvain, nënvizoi rolin e rëndësishëm të gruas në Kishë. Ai theksoi se dhuna dhe padrejtësitë shoqërohen me paragjykime ideologjike, duke bërë thirrje për një reflektim më të thellë mbi këtë çështje.

Ati i Shenjtë deklaroi gjithashtu se Kisha është “femër”, por nuk duhet parë si një “kompani shumëkombëshe”. Ai shtoi se karakteristikat e grave nuk duhet të përcaktohen nga konsensusi apo ideologjitë, duke vlerësuar rolin unik dhe të pazëvendësueshëm të tyre në jetën shpirtërore të Kishës.

Ekziston “dinjiteti” i cili “është një e mirë e paçmueshme” që “asnjë ligj njerëzor nuk mund ta japë apo heqë”, tha Françesku.

Duke u nisur nga kjo “kultura e krishterë përpunon gjithmonë rishtas, në kontekste të ndryshme, thirrjen dhe misionin e burrit dhe gruas dhe qenien e tyre të ndërsjellë për njëri-tjetrin, në bashkësi. Jo njëri kundër tjetrit, në pretendime të kundërta, por për njëri-tjetrin”.

Papa në fund përfundoi me një shprehje: “Gruaja është më e rëndësishme se burri, por është e shëmtuar kur ajo dëshiron të jetë burrë”.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme