Bota 29 December 2024, 22:57 Nga VNA

Panik gjatë uljes të një avioni në Kanada, merr flakë njeri nga krahët

Ndaje në Whatsapp
Panik gjatë uljes të një avioni në Kanada, merr flakë

Një fluturim i Air Canada Express ka pasur një "problem të dyshuar me rrotat e aterrimit" pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Halifax Stanfield të Nova Scotis. Pasagjerët e fluturimit AC2259, i cili u nis nga St. John's, Newfoundland, raportuan se panë flakë nga ana e majtë e avionit, ndërsa tymi hyri në dritare. Sidoqoftë, askush nuk u lëndua gjatë incidentit dhe pasagjerët u larguan përmes një autobusi, pasi avioni nuk mundi të arrinte në terminal.

Incidenti shkaktoi mbylljen e pistës për rreth 90 minuta, duke çuar në devijimin e katër fluturimeve dhe disa anulime e vonesa. Autoritetet e aeroportit thanë se njëra nga pistat u pastrua dhe operacionet e fluturimeve rinisën pas kësaj periudhe.

Bordi i Sigurisë së Transportit të Kanadasë ka nisur një hetim mbi këtë ngjarje, por shkaku i saktë i problemit me rrotat e aterrimit nuk është ende i qartë. Kompania ajrore tha se do të presin përfundimin e hetimeve dhe për këtë arsye nuk mund të japin më shumë detaje për incidentin.

Video

Gafa jemi njerëz bëjmë

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në superstradën Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të Gocajve. Si pasojë e përplasjes, dy drejtues mjetesh dhe një pasagjer kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Lezhës. Pas ndihmës mjekësore, raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti shkaktoi vështirësi të përkohshme në qarkullim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme