Bota 23 November 2024, 23:26 Nga VNA

Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejrut

Ndaje në Whatsapp
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit

Një shpërthim i fuqishëm i ka vrarë 11 persona në qendër të Bejruit të shtunën, ka thënë mbrojtja civile libaneze, teksa Izraeli çon përpara ofensivën kundër Hezbollahut, grupit të mbështetur nga Irani.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Hezbollahun grup terrorist, ndërsa Bashkimi Evropian vetëm krahun e tij ushtarak, por jo atë politik.

Sulmi e ka shkatërruar një ndërtesë tetë-katëshe dhe ka shkaktuar numër të madh viktimash, ka thënë Agjencia kombëtare e lajmeve të Libanit.

Në pamjet e transmetuara në media është parë të paktën një ndërtesë e shkatërruar dhe shumë tjera të dëmtuara rëndë përreth.

Agjencia ka thënë se bombat e përdorura nga Izraeli – rreth katër sosh - kanë shkaktuar kratere nëpër terren.

Ky është thënë të jetë sulmi i katërt i Izraelit në qendër të Bejrutit këtë javë. Izraeli ka nisur ofensivë masive kundër Hezbollahut në Liban, në shtator të këtij viti, pas gati një viti të armiqësive kufitare mes dy palëve.

Militantë të Hezbollahut kanë gjuajtur Izraelin me raketa, si shenjë solidarizimi me Hamasin – grup militant që udhëheq Gazën – të cilin e lufton Izraeli prej muajit tetor të vitit 2023.

Hamasi konsiderohet grup terrorist edhe nga SHBA-ja edhe nga Bashkimi Evropian.

Lufta në Gazë është nxitur nga sulmet e militantëve të Hamasit në tokën izraelite, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë mbi 42.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Faktori ndërkombëtar ka dështuar të arrijë një armëpushim për konfliktet./REL/

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme