Bota 23 November 2024, 14:03 Nga VNA

Shefi i NATO-s takohet me Trump në Florida, diskutohet për çështje të sigurisë globale me të cilat përballet aleanca

Ndaje në Whatsapp
Shefi i NATO-s takohet me Trump në Florida, diskutohet për

 Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida për “çështje të sigurisë globale me të cilat përballet aleanca”, ka thënë një zëdhënëse e organizatës të shtunën. Takimi është zhvilluar të premten në Palm Beach, ka thënë kjo zyrtare përmes një deklarate. Përgjatë mandatit të parë si president, Trump ka shtyrë përpara Evropën që të rrisë shpenzimet për mbrojtje. Rutte, ish-kryeministër i Holandës, ka thënë se dëshiron të takojë Trumpin menjëherë pasi ai ka fituar zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, për të diskutuar kërcënimin në rritje nga thellimi i raporteve në mes të Koresë së Veriut dhe Rusisë.

“Ajo çfarë shohim secilën herë e më shumë është se Koreja e Veriut, Irani dhe Kina, si dhe Rusia, natyrisht, janë duke punuar së bashku kundër Ukrainës”, ka thënë së fundmi Rutte në një takim të liderëve evropianë në Budapest. “Në të njëjtën kohë, Rusia duhet të paguajë për këtë, dhe një prej mënyrave është përmes dërgimit të teknologjisë në Korenë e Veriut”, ka thënë Rutte, duke shprehur shqetësimin se një praktikë e tillë po kërcënon “tokën amerikane dhe kontinentin evropian”. Rutte konsiderohet si një prej liderëve që ka pasur marrëdhënie shumë të mira përgjatë mandatit të parë të Trumpit si president, në periudhën 2017-21.

REL

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme