Histori të harruara 9 November 2024, 10:51 Nga VNA

"Një grua në Shqipëri duke thërrmuar kafe"

Ndaje në Whatsapp

Nga Ledjan Zeqollari

Një nga fotot që do ta veçoja

Titullohet "Një grua në Shqipëri duke thërrmuar kafe". Në fakt nga pamja e parë në foto, duhet të bëhet fjalë për përgatitjen e "kafesë" nga bima e elbit ose urovit. Në periudhën e dy luftrave botërore, por edhe më vonë, "kafeja" e nxjerrë nga bima e elbit ose urovit, është përdorur shumë ngaqë në Shqipëri ka pasur mungesë të theksuar të importit të kafesë së zakonshme.

Përgatitja e saj bëhej duke e pjekur pak elbin ose urovin dhe më pas shtypej si në foto. Pluhuri i krijuar përziej me ujë të ngrohtë dhe pak qumësht dhe konsumohej në vend të kafesë ose çajit. Interesante ishte se në zonat malore në Shqipëri, në periudhën deri vonë për thërrmimin elbit ose urovit përdoreshin gëzhojat e predhave të mbetura nga luftrat.

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme