Sociale 13 September 2024, 21:58 Nga VNA

Nga Gjermania në Pogradec, pensionisti gjerman përshkoi në këmbë 2400 km

Ndaje në Whatsapp
Nga Gjermania në Pogradec, pensionisti gjerman përshkoi në

Një 67-vjeçar gjerman me emrin Steve Dunn, në datën 8 korrik të këtij viti është nisur në këmbë nga Gjermania për të mbërritur në Pogradec të premten e 13 shtatorit. Gjatë këtij udhëtimi i është dashur të kalojë me disa shtete e të përshkojë mbi 2000 kilometra për 63 ditë.

Steve Dunn tregon se në jetë ka qenë shumë aktiv në sporte të ndryshme, ndërkohë që dëshira për të ardhur në Shqipëri në këmbë, i ka lindur vitet e fundit. Ai shprehet se Shqipëria i ka bërë përshtypje për bukuritë natyrore dhe mikëpritjen e njerëzve.

“Jam 67 vjeç, në datën 8 Korrik nga shtëpia ime u nisa në këmbë për të ardhur në Shqipëri. Kalova nga Austria, Sllovenia, Kroaci, Bosnjë, Mal të Zi e arrita me ne fund ne Shqipëri. Pas pak do të shkoj në Greqi. Qëllimi im final është tja dal te shkoj ne Athinë dhe Korinth të Greqisë. Ky udhëtim ishte 2400 kilometra që zgjati mbi dy muaj. Është hera e parë në Shqipëri, vend fantastik, vendet malore, liqeni, me besoni që gjithë njerëzit i kam takuar kane qenë dashamirës. Takova një djalë të ri në rrugë, po punonte në firmë ndërtimi, më pyeti se çfarë më pëlqente nga Shqipëria. Këtu ka filluar të punohet e zhvillohet shumë, ka një të ardhme ky vend, por ajo që më ra në sy, është mungesa e të rinjëve. Ata duhet të rrinë në Shqipëri, duhet një gjeneratë e fortë për këtë komb.” –tregon ai.

Por udhëtimi i tij nuk përfundon në Shqipëri, pasi do të vijojë drejt Greqisë, me shpresën se do të mund të arrijë në këmbë deri në Athinë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme