Në Gjykatën Kushtetuese është zhvilluar seanca e parë për shqyrtimin e padisë së Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë për shfuqizimin e pjesshëm të vendimit të miratuar në muajin korrik 2023 që rriti çmimet e referencës së apartmenteve në Tiranë.
Në parashtrimet e saj Shoqata e Ndërtuesve të Shaiperisë kerkoi pezullimin e vendimit nr. 457, datë 26.07.2023 të Këshillit të Ministrave "Për disa ndryshime ne vendimin nr. 132, date 07.03.2018 te Keshillit te Ministrave "Per metodologjine per percaktimin e vleres se taksueshme te pasurisë së paluatshme "ndertesa", e bazës së takses per kategori specifike, natyren dhe prioritetin e informacionit dhe te dhenave per percaktimin e bazes se takses, si dhe te kritereve dhe rregullave për vleresimin alternativ te detyrimit te taksës", te ndryshuar" pasi rritja e menjhershme dhe drastike e mimeve te references eshte joproporcionale, duke ndikuar te shtimi i kostove.
Nga shoqata e Ndërtuesve te Shqipërise u tha se rritja e kostove jen pasi taksa 8% e ndikimit në infrastrukturë, taksa 3% e strehimit dhe detyrimi 15% per taksën e shitblerjes, llogaritet mbi mimet mesatare te references.
"Ndërtuesit kur aplikojne per një leje ndërtimi bejnë nje plan biznesi, ku parashikohen kosto dhe shpenzimet perfshire taksat dhe fitimet e pritshme. Fitimi i pritshem do te cenohet ndjeshem nga rritja e taksave, qe do te llogariten me mimet e reja te references, si detyrimi per taksen 8% te ndikimit ne infrastrukture, tatimi 15% ne momentin e shitjes perfundimtare, dhe shtrin efektin edhe te taksa 3% për strehimin social. VKM aplikohet ne mënyrë te menjehershme dhe ka një rritje drastike te mimeve te references. Mbshtetur nga sondazhe se në treg ka rritje te smimeve te shitblerjes. Ky nuk eshtë argument per bërë një rritje mesatarisht 30 deri 60% te mimeve te references te Tiranës.
Një tjetër argument shte që mimet jane ritur që te luftohet informaliteti. Nuk ben sens qe rritja e taksave lufton informalitetin". Sipas perfaqësuesit te Shoqatës se Ndërtuesve akti ka fuqi prapavepruese, dhe nuk ka nje dispozite per zbatimin e saj. Sipas shoqatës ligjet fiskale nuk kanë fugi prapavepruese dhe nga kjo preken shumë ndertues që kanë pasur lejet e tyre ne proces, pra leja shte miratuar, por ende nuk është zbardhur. "Pasi miratohet leja e aplikuar nga ndertuesit. Para zbardhjes së lejes Bashkia kerkon pagesën per taksën 8% te ndikimit ne infrastrukture. §fare do paguajme ne, kur leja eshte miratuar, por nuk është zbardhur dhe ndërkohë hyn në fugi VKM? Do te paguajme detyrimin per takën 8 % të ndikimit ne infrastrukture, sipas VKM -se méparshme, apo pasi hyjne smimet e reja te references ne fugi? Kjo nuk este e qarte, por menyra sesi eshte hartuar akti, ndertuesit duhet te paguajne sipas VKM se ndryshuar.
Po ashtu te gjithe e dimë, që pasi merret leja ndertuesit fillone te shesin me kontrata porosie. Kur kontratat behen perfundimtare paguhet taksa e kalimit te pronesise. Një ndërtues mund te ketë lidhur kontratën e sipermarrjes 3 vjet më parë. Çfare takse do te paguaje, sipas VKM te vjetër apo sipas VKM së re? Ndërtuesi nuk mund te rrisë smimin per bleresit, pasi shte e percaktuar ne kontratë. Une s'mund t'i them bleresit do paguash më tepër sepse mu rritën taksat? Barra që i ngarkohet ndertuesit eshte joproporcionale kufizon të drejtën ekonomike dhe juridike. Demotivon ndërtuesit dhe mund te shkaktojë më pak të ardhura në buxhet". Kryetari i Shoqatës se Ndërtuesve Erjon Harizi tha se periudha mesatare e marrjes se lejes se ndertimit ne Tirane eshte 2 vjet. Sipas tij 1% e kostos paguhet ne datën e aplikimit per leje. "Pas kesaj procedure pasi vijohet me zhvillimin e projektit marrim miratimin ligjor. Me pas miratimi i tretë eshtë pasi paguajme taksën. Nisur nga kjo VKM bashkia me dashje i vonoi zbardhjet e lejes me 3-4 muaj ne pritje te zbardhjes se vendimit me ndryshimin e mimeve te references. Ndryshimi i vendimit ne muajin korrik ishte i papritur. Parashikohej qe taksat të ndryshonin në 2026", pohoi ai.
Sipas Harizit VKM-ja nuk merr parasysh koston e ndërtimit, por vetem mimin e shitjes. Ai tha se kostoja e ndërtimit krahasuar me 2016-n shtë 3- fishuar, pasi eshtë rritur cilësia e ndërtimit dhe jane marre projektues te huaj, eshte ritur perqindja e pronarëve dhe janë dhjetëfishuar taksat. "Kostoja që ende ka Enti i Banesave është 25 mije leke per meter katror, por sot kostoja mesatare e ndertimit ne Tirane arrin ne 70 mije leke per meter katror'. Nga perfaqesuesja e Keshillit te Ministrave u tha gjate seances se kjo nderhyrje ligjore erdhi si domosdoshmeri e rishikimit te mimeve te references per gillime fiskale, pasi azhornimi i fundit ishte ne VKM e vitit 2018. Vlerat e miratuara ne VKM janë te zbutura në efektin e tyre, sipas mesatarizimit te vlers me gellim gjitheperfshirjen e kategorive te banimit.
Gjithashtu sipas perfaqesues te Keshillit te Ministrave akti nuk ka fuqi prapavepruese, por me ndryshim te mimit mesatar te banesave, qe sjell ndryshim te vlerës së taksimit dhe sjell këto efekte vetem per te ardhmen. Në perfundim pas dëgjimit te palëve Kryetarja e Gjykatës komunikoi se trupi giykues vendosi te shtyje seancën me qillim lenien ne kohe te palëve per sjelljen e te dhenave dhe provave. Parashtrimet u kerkuan te depozitohen brenda datës 2 Tetor, ndersa seanca e radhes u la të zhvillohet më 7 Tetor.
Ndryshimet per vendimin nr. 132, date7.3.2018,te Keshillit te Ministrave, "Per metodologjine per percaktimin e vleres se taksueshme te pasurise së paluajtshme "ndërtesa", taksës, si dhe te kritereve dhe rregullave per vleresimin alternativ te detyrimit të takses", të ndryshuar u botuan ne fund te muajit korrik 2023 në Fletoren Zyrtare dhe hynë ne fuqi menjhere pas botimit. Vendimi rriti mimet e references se apartamenteve per 32 zonat kadastrale te Tiranes nga 5 deri 76%. Ndersa per 5 njesite administrative, si: Dajt, Farke, Kashar, Petrele dhe Peze mimet fiskale u shuan nga 29 deri 60% më shume se 2018. Per 67 bashkitë e tjera te vendit çmimet e references se apartamenteve mbetën të pandryshuara. Rritja e mimeve fiskale ndikoi te rritja e pageses vjetore te taksës se banimit që paguhet nepërmjet faturave te ujit te pijshem pasi taksa llogaritet mbi vlerën e shtepise apo të dyqanit. Po ashtu mbi çmimet e referencës llogaritet edhe taksa 8% e ndikimit në infrastrukturë, strehimit 3% dhe taksa 15% e shitblerjes./Monitor/






















