Kronika 19 September 2024, 09:34 Nga VNA

Në kërkim ndërkombëtar për prodhim narkotikësh/ Arrestohen me qëllim ekstradimi në Kosovë

Ndaje në Whatsapp
Në kërkim ndërkombëtar për prodhim narkotikësh/

Kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Kosovë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 19.08.2024, i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike"

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 17”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh.

Kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Kosovë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Kosovë, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Para drejtësisë”, mbi vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 17”, kapi në Tiranë dhe vuri në pranga shtetasit:

A. B., 59 vjeç dhe Sh. S., 51 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 19.08.2024, i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve ligjzbatuese kosovare, për t’i ekstraduar këta shtetas, në Kosovë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme